• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama për protestën e studentëve të Mjekësisë: Të vësh duart në kokë. Ta kenë për nder të kthejnë investimin në Shqipëri

07/11/2023

Në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Durrës, Edi Rama është ndalur te çështja e studentëve të mjekësisë, për të cilët tha se kostoja që paguajnë për studimet sot në Shqipëri është sa 1/16 e kostos, ndërsa shtoi se kjo e fundit është “thuajse zero”.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një rast “për të vënë duart në kokë”. Ai shtoi më tej se taksapaguesit shqiptarë nuk mund të financojnë sistemin mjekësor gjerman, ndaj edhe është marrë vendimi për mbajtjen e diplomave të mjekësisë.

Sipas tij mjekët e rinj duhet “ta kenë për nder” të kthejnë investimin e taksapaguesve shqiptarë në vend pas studimeve të tyre.

“I keni parë ata të mjekësisë. Kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasim me koston e studimeve në Gjermani. Nuk ka fare. Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët, është kostoja e lartë e studimeve. Për çfarë arsye të gjithë ju, se nuk ka ndonjë student që do studime me kosto thuajse zero, të marrë diplomë për faktin se kostoja reale mbulohet nga taksat tuaja, duan të ikin në Gjermani direkt. Për kë paguan taksa populli shqiptar, për sistemin shëndetësor gjerman? Kjo është të vësh duart në kokë!

Kemi një sistem si magjistratura dhe është e qartë që kush shkon aty është i detyruar pas shkollës të punojë këtu për “x” vite. Si mundet ne të financojmë studimet, ku Gjermania merr mjekë nga të mundet, në financojmë me tarifë qesharake fare sistemin shëndetësor gjerman? Pse? Ndërkohë që një shtet paguan universitetin, mbulon kostot, u jep mundësi studentëve të studiojnë që t’i përgjigjet qytetarëve të vetë kur kanë nevojë. Atëherë ne shumë thjesht morëm vendimin. Nuk e ndalojmë njeri të ikë, por nëse duan duhet të paguajnë tarifën që sërish nuk është e plota.

Paguaje tarifën tjetër, mos i rri në kurriz taksapaguesve shqiptarë dhe ik në Gjermani. Por nëse merr diplomën dhe nuk paguan ke detyrimin të rrish, jo 5 vjet, as 20, por nga 1-2 deri në 5 vjet t’ua kthesh këtu investimin që kanë bërë tek ti. Ku jemi këtu? Nuk jemi në kohëra normale, sepse gjithë Evropa është turrur për “mish njeriu”, sepse kudo ka nevojë për krahë pune. Konkurrenca më e madhe do jetë kush të kapë krahët e punës. Ta kenë për nder kthimin e investimit te qytetarët e tyre. Ta kenë për nder”, u shpreh Rama.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al