• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Po vazhduam kështu do dalim mirë nga kjo histori

19/03/2020
Rama: Po vazhduam kështu do dalim mirë nga kjo histori

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Kryeministri Rama ka shpjeguar paketën e masave të marra nga qeveria për të menaxhuar edhe situatën ekonomike të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit/

Rama tha se buxheti i vendosur në funksion të MInistrisë së Shëndetësisë është drejtpërdrejtë i dedikuar për nevoja që lidhen me asistimin e të gjithë atyre që do të infektohen apo do t’i referohen ndihmës në spital. Drejtpërdrejt për të mbështetur mjekët dhe pesonelin shëndetësor. Shpërblimi i mjekëve është veç. Ne kemi thënë që të gjithë mjekët, infermierët që janë të përfshirë në vijen e e parë në fund të muajit ku jemi, bashkë me rrogën do të marrin edhe 1 mijë euro bonus.

Fevziu: Në këtë buxhet përfshihet edhe blerja e tamponëve?

Rama: Gjithçka, por koha është e papërcaktuar nuk e dimë sa do të zgjasë kjo gjendje dhe për këtë arsye duhet te jemi të furnizuar vijimësisht.

Fevziu: Dukej sikur kishte tone alarmante në fjalën tuaj sot. E di sepse edhe unë e jetoj siatuatën. A keni një plan afatgjatë që të dini ku mund të shkojmë në rrethana përkqeqësuese?

Rama: Ajo që më alarmon është çdo shenjë pakujdesje nga qytetarët. Nëse ne kufizjmë orarin për këmbësorët, është e kuptueshme që do të ketë më shumë radhë në dyqanet ku bëhen shpenzimet, por është e patolerueshme të turremi të gjithë tek dera. Dhe përfitoj nga rasti t’ju them: ju lutem mos hedhim në plehra një sakrificë kaq të madhe, sepse pastaj i bie të vrasim veten.

Fevziu: Sepse 2 orëshi i lëvizjes është i pamjaftueshëm dhe vetvetiu do të krijohen radha. A ishte kjo zgjidhja më e mirë apo mund të ishte bërë diçka tjetër?

Rama: E thonë se nuk i shohin avionët që hedhin bomba, nuk i shikojnë ushtarët e armikut, por po të ishte kështu do vraponin të bënin ato që janë të domosdsohme. Arsyeja pse alarmohem ësshtë se disa njerëz se (edhe pse shumë pak , por mjaftueshëm të për rrezikuar të tjerët) e trajtojnë orarin e lëvizjes si një mundësi për të dalë edhe pa kujdes, edhe pa nevojë.

Artan Hoxha: E kishim parashikuar që vendosja e fashës së orareve do të krijonte radhë.

Rama: Patjetër që nuk duhet shkencë, që do të kishte më shumë njerëz në radhë, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që nuk ka vlerë asgjë që bëjnë nëse nuk rrinë në radhë. Në SHBA ka dalë një video një radhë me kilometër ku njerëzit rrijnë dhe respektojnë distancën. Mbarojnë më shpejt dhe nuk infektojnë njëri-tjetrin. Përsa i përket bankave, do ketë tolerancë nëse ka ende njerëz që duan të mbarojnë punë. Nëse kemi një orar në bankë që është ai që kemi përcaktuar. Nga ora 6 deri në ora 10 dhe pastaj nga ora 4 deri në ora 6. Nëse ka njerëz të cilët janë në radhë dhe erdhi ora 10 natyrisht ka tolerancë për të vazhduar për t’ju shërbyer.

Artan Hoxha: Me del polici më vë gjobë.

Rama: Është shumë e thjeshtë, kur ti shkon në bankë dhe ke bërë një veprim në bankë, ti ke provon që ke qenë në bankë. Nëse je në bankë ke një faturë që mund t’i tregohet policisë.

Duke folur per veprimet dhe kujdesin e qytetareve, Rama tha: Po vazhduam kështu deri në fund dhe po e mbajtëm deri në fund, jo si kombëtarja që në fund ha golat, ne do dalim mirë nga kjo histori dhe nuk do biem pre e pakujdesisë sonë në një formë që mund të na prodhojë një katastrofë njerëzore.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Anis Mehmeti shkelqen me Bristol City, realizon supergol

Anis Mehmeti shkelqen me Bristol City, realizon supergol

27/12/2025
Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

Dhunohet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al