• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama pranon debatin me kryetarin e Vlorës: Duhet të punojë më shumë. Nëse nuk zgjidh hallet e njerëzve, të paktën t’ua qajë

28/06/2020
Rama pranon debatin me kryetarin e Vlorës: Duhet të punojë më shumë. Nëse nuk zgjidh hallet e njerëzve, të paktën t’ua qajë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin se ai ka zhvilluar një debat të fortë me kreun e Bashkisë Vlorë, Dritan Lelin. Në një intervistë për televionin 6+1 Vlora, Rama ka thënë se ka zhvilluar një takim në Zvërnec dhe ka debatuar me Lelin, pasi sipas tij nuk kishte dëgjuar bizneset në atë zonë dhe kishte krijuar pakënaqësi. Më tej Rama tha se nuk është i kënaqur me kreun e Bashkisë dhe kërkoi që të punonte më shumë dhe të ketë komunikim me qytetarët.

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë, është e vërtetë që është bërë dhe në Zvërnec dhe ju e dini që shumë subjekte kanë pasur shqetësime në atë zonë pasi kanë investuar në struktura të lehta për akomodim. Debati ka ardhur si rezultat i një keqkuptimi dhe është krijuar ideja se ato struktura do të prisheshin dhe nga munguar një komunikim nga bashkia e Vlorës. Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi I, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë dhe me as për punën time dhe nga Dritani në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumë çka, por duhet të punojë akoma më shumë”, tha Rama.

Ndërkohë i pyetur për sondazhet në Vlorë, që sipas burimeve bëhet me dije se PS ka pësuar rënie, kreu i qeverisë u shpreh se duhet punuar më shumë dhe puna të përmbysë sondazhet. “Nuk është çështja individi, e Dritani, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha askpektet e performacës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle. Populli ka një shprehje që thotë ‘nëse nuk ma zgjidh dot hallin të paktën ma qaj’”, tha ai.

Ndër të tjera Rama, tregoi të tjera pakënaqësi për Lelin dhe Bashkinë e Vlorës dhe tha se mbështetjen e komunitetin nuk duhet ta marrë sikur e të fituar në çdo kohë.

“Një skuadër që synon të fitojë është e dënuar që të jetë më shumë kritike dhe të kërklojë më shumë nga vetja. Kjo vlen për mua, për të gjithë dhe për Dritanin dhe ai duhet të bëjë më shumë. Dritani e ka mbështjen tone, ka potencial, pasi dhe mbështetjen e komunitetin e ka, por kjo nuk duhet marrë si një mbështetje që është aty dhe nuk duhet punuar me komunitetin”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në fund, Kryeministri i dha dhe një mesazh kryebashkiakut duke thënë se çështja nuk është tek fitorja, por se sa thellë fitohet. “Ne nuk duhet ta marrim Vlorën që çfarë do të bëjmë e marrin sërish. Nuk është çështja të fitojmë, por sa thellë fitojmë. Ndërsa nga pikëpamja morale është se sa ua kthejmë ne njerëzve këtë mbështetje dhe nga qëndrimi mbi kokë të halleve dhe të qëndrojmë sa më afër njerëzve”, përfundoi Rama.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al