Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një status në Twitter, ku i adresohet sërish protestave në vend për rritjen e çmimeve si pasojë e luftës që po ndodh aktualisht në Ukrainë.
Në të, numri një i Qeverisë këtë herë, komenton shtyrjen e demonstratave për në fundjavë.
“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!”, shkruan Rama.









