Kryeministri Edi Rama ka shoejguar sot detaje dhe u është përgjigjur shumë qytetarëve që ksihin pyejte në lidhje me paketën e zgjeruar ekonomike, në kuadër të masve në Covid-19. Në një deklaratë LIVE, në Facebook, Rama tha se edhe ai e ka marrë rrogën përgjysëm, bashkë me deputetët e ministrat, dhe se për ata që punojnë nuk ka ndihmë. Madje, njërit prej qytetarëve, Albanit, Rama i tha që të vazhdojë të punojë se mund edhe të ketë kursyer këto kohë që s’ka pirë birra e kafe.
“Po mirë, shumë mirë që punon. Edhe unë punoj dhe rrogën e marr përgjysëm. Ministrat dhe deputetët e marrin përgjysëm. Por unë nuk u them dot shqiptarëve që me taksat tuaja do paguajmë edhe Albanin që vazhdon të punojë dhe pse mund të ketë kursyer këto kohë, pasi nuk ka pirë as kafe dhe as birra, do ndihmë. Të gjithë ata që punojnë në transport në biznese të mëdha, shofer, fatorino do të punojnë pa dallim. Unë e kam përmendur dhe kjo është në paketën e zgjeruar. Biznesi i vogël është në paketën e parë,”- tha kryeministri.
Ndërsa një studenteje, e cila i kërkoi ndihmë sepse jetonte bashkë me një fëmijë në Tiranë, Rama i premtoi vetëm një bursë.
“Ti merr një ndihmë, bursë. Më shumë se aq….,”– tha kryeministri.
Rama ka prezantuar dje paketën e dytë ekonomike. Kryeministri bëri me dije se do jetë 176 mijë qytetarë që do ndihmohen, duke marrë nga 400 USD secili. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të prezantohet dhe një paketë e tretë që do ndihmojë mijëra qytetarë. Rama kritikoi opozitën dhe i bëri një ftesë Bashës për të bashkëpunuar me të. Po ashtu tha se nga e shtuna do nisin fluturimet me Romën për riathdesimin e shqiptarëve.









