Dallëndyshe Bici është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Kjo, pas largimit të Ervin Hoxhës, i cili mori postin e ministrit të Brendshëm.
Bici rikthehet në këtë institucion që e ka drejtuar prej disa vitesh, ndërkohë që për rreth 15 muaj ishte në krye të Kadastrës.
Bici është larguar nga drejtoreshe e Agjencisë Kombëtare të Kadastrës dhe në vendin e saj është emëruar Lorena Goxhobelli.









