• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama shuan shpresat për Artemis Dralon dhe të tjerët që mbetën jashtë Kuvendit, s’ka dorëzim mandati nga Ministrat e rinj?

28/08/2017
Rama shuan shpresat për Artemis Dralon dhe të tjerët që mbetën jashtë Kuvendit, s’ka dorëzim mandati nga Ministrat e rinj?

Një ditë pasi Mirela Kumbaro u rikonfirmua si Ministre e Kulturës edhe në kabinetin qeveritar “Rama 2”, u mendua se Artemis Dralo do të merrte mandatin e deputetit, duke iu referuar praktikës së para 4 viteve. Por ndryshe nga sa ndodhi në vitin 2013, në mandatin e dytë qeverisës, kryeministri Edi Rama nuk do t’i kërkojë ministrave të rinj të mos mbajnë mandatin e deputetëve. Burimet nga selia roze thonë për ‘News 24’ se një procedurë e tillë nuk është në parashikimet e kryeministrit Rama.

Kjo shuan shpresat e Artemis Dralos në qarkun Gjirokastër, por edhe të disa emrave të njohur socialistë, që mbetën poshtë ‘vijës së kuqe’ në zgjedhjet e 25 qershorit. Mirela Kumbaro do të vazhdojë kështu detyrën e Ministrit të Kulturës, duke mbajtur gjithashtu edhe mandatin e deputetit të qarkut Gjirokastër. Pas rikonfirmimit të saj si ministre, në rrjetet sociale flitej se mandatin e Kumbaros do ta merrte Dralo.

‘Tani Dropulli do të ketë zërin e vet në Parlament. Artemisa Dralo për Dropullin që duam”, shkruhet në faqen FRESSH Dropull-Pogon.

Por ndërkohë vetë Artemis Dralo nuk ka bërë asnjë reagim në faqen e saj në Facebook, të paktën deri më tani, në dallim nga kolegu Flamur Golemi, i cili pak pas zyrtarizimit të kabinetit të ri, shprehu urime publike për Ministrat dhe në veçanti për Mirela Kumbaron.

A mos ndoshta kemi të bëjmë me ndonjë ‘qejfmbetje’ të Dralos karshi lidershipit të PS-së? Zëra pranë saj thonë se ajo kishte marrë një lloj konfirmimi deri në kufijtë e garancisë nga kryeministri Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar, ndoshta duke drejtuar Ministrinë e Diasporës, të cilën kreu i qeverisë ia besoi Pandeli Majkos.

Ndërkohë më herët asaj i është propozuar posti i Prefektit të Gjirokastrës. Por deri më tani, kështu siç rrodhën gjërat, gjasat janë që kandidatja për deputete e PS-së në Dropull, të emërohet në krye të ndonjë dikasteri tjetër ose në post zv.Ministri.

Çështja e kalimit të mandatit të deputetit prej Mirela Kumbaros ngjan një kapitull i mbyllur.  Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, kur në mes ishte edhe LSI.  Por këtë radhe, gjërat janë ndryshe. Rama e ka vetë timonin, dhe në qeveri e parlament, mesa duket ka njerëzit që i duhen, çka e bën të panevojshëm zëvendësimin e tyre në Kuvend.

/ArgjiroLajm.net/

Related Posts

Kryesore

E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdh*nohet në grup, arrestohet një grua shqiptare

16/03/2026
Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë
Kryesore

Një grua zgjidhet në krye të PD Vlorë

16/03/2026
Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit
Kryesore

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

16/03/2026
Lufta që rrënoi mitin e Dubait
Kryesore

Lufta që rrënoi mitin e Dubait

16/03/2026
Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)
Kryesore

Princi Leka II martohet për herë të dytë, Blerta Celibashi do të mbajë titullin “Princeshë e Shqiptarëve” (FOTO)

16/03/2026
Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit: Numri i pushuesve në bregdet ka rënë ndjeshëm
Kryesore

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

16/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E ke përdorur kunatën!”/ Selin përplaset me Juelën në ‘BBVA’

“E ke përdorur kunatën!”/ Selin përplaset me Juelën në ‘BBVA’

17/03/2026
VIDEO/ Mrekullia e Sporting në Champions,  përmbys humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt dhe kualifikohet

VIDEO/ Mrekullia e Sporting në Champions, përmbys humbjen 3-0 ndaj Bodo/Glimt dhe kualifikohet

17/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al