• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: S’mund të paguhet një prokuror më shumë se presidenti dhe një mësues më shumë se deputeti. Me votimin e sotëm, do jemi të parët

25/05/2023
Rama: S’mund të paguhet një prokuror më shumë se presidenti dhe një mësues më shumë se deputeti. Me votimin e sotëm, do jemi të parët

Kryeministri Edi Rama thotë se me votimin e sotëm në Parlament për rritjen e rrogës mesatare, Shqipëria do të jetë e para në rajon.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri theksoi se ky projektligj nuk ishte i mundur më parë për shkak të tërmetit dhe krizave të tjera me të cilat u përball vendi.

“Sot jam shumë i lehtësuar sepse vijmë për të kaluar një projekt të cilin kemi dashur ta kalojmë vite më parë dhe që kemi luftuar çdo ditë të këtyre viteve. E kemi marrë këtë vend kur tabela e klasifikimit ishte 250 Euro paga mesatare, ndërkohë që Kosova e kishte 444 Euro, RMV 504 Euro, Serbia 537 Euro dhe Mali i Zi 726 Euro. Kemi qenë jo thjesht të fundit, por të fundit me diferencë.

Sot tabela është Kosova 504 Euro, RMV 706 Euro, Serbia 763 Euro, Bosnja 890 Euro, Mali i Zi 792 Euro dhe me votimin e sotëm ne i hapim rrugë një procesi që në harkun e këtij viti që vjen na çon në 900 Euro pagë mesatare. Me këtë parashikim ne ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit. Kjo është ajo që bëjmë sot ne, të tjerat janë dokrra hini. Pse nuk e kemi bërë më parë? Sepse ne na është dashur të përballemi me situata të cilat rajoni nuk i ka pasur.

Tërmeti ka rënë në Shqipëri. Situata dramatike dhe mjafton të shikohet se sa të ardhura kemi spostuar ne për të sistemuar në shtëpi dhjetra mijëra familje për të kuptuar që pse kjo nuk u bë kur u krijuan mundësitë. Pastaj erdhi pandemia, pastaj erdhi agresioni i luftës. Sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për gjithë familjet dhe biznesin e vogël të jetë dora e qeverisë”, u shpreh Kryeministri.

Rama shtoi se është non-sens që një prokuror të paguhet më shumë se presidenti apo se ministri i Drejtësisë. Ai tha se edhe vetë deputetët s’mund të paguhen njësoj sa një mësues.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al