• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama takon kryeministrin e Britanisë: Bashkojmë forcat për të luftuar grupet kriminale. Dua Lipa, emigrante shqiptare, por ka edhe “mollë të kalbura”

24/03/2023
Rama takon kryeministrin e Britanisë: Bashkojmë forcat për të luftuar grupet kriminale. Dua Lipa, emigrante shqiptare, por ka edhe “mollë të kalbura”

Kryeministri Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Rishi Sunak në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri britanik Sunak ka mirëpritur kryeministrin Rama duke theksuar se në fokus të takimit të tyre do të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm shqiptar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Po ashtu edhe Rama e ka mbështetur këtë tezë dhe ka vënë në dukje që jo të gjithë shqiptarët që kanë shkuar atje janë kriminelë, duke përmendur Dua Lipën dhe të tjerë që zgjedhin të punojnë. Më pas, Rama e ftoi Sunak për një vizitë zyrtare në Shqipëri, për të cilën nuk mori një përgjigje konkrete nga homologu i tij.

PJESË NGA BISEDA:

Rishi Sunak: Të lutem ulu. Edi është kënaqësi e madhe që jeni në Mbretërinë e Bashkuar. Anglia dhe Shqipëria kanë partneritet të fortë dhe pres ta thelloj këtë marrëdhënie me ju sot. Vitin e shkuar kemi nënshkruar një komunikatë për të lufutuar emigracionin e paligjshëm dhe jam i lumtur me progresin e bërë në këtë drejtim dhe do ta diskutojmë këtë më vonë dhe gjithashtu çfarë mund të bëjmë më shumë për kthimin e të burgosurve. Po kështu, ka më shumë se për të folur më shumë siç është forcimi i bashkëpunimit tonë ekonomik, tregëtisë, sigurisë dhe veçanërisht lufta kundër sulmeve armiqësore kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria. Kështu që ka shumë gjëra për të cilat mund të flasim. Por jam i lumtur që jeni këtu.

Edi Rama: Faleminderit kryeministër. Jam i nderuar kjo është vizita e parë zytare e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike të mermertë dhe jam falenderuar për këtë gjë dhe ky është një moment i veçantë për bashkëpunimin tonë. Siç e thatë, ne kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se duhet të bëjmë maksimmin për të godigtur rrjetet kriminale dhe gjithashtu për të shmangur që njerëzit e pafajshëm të bien në grepat e këtyre njerëzve. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj për mundësinë që ashtu siç jo të gjithë britanikët janë James Bond dhe Mr.Bean, jo të gjithë shqiptarët janë personazhe që dalin nga filmi “Taken”.

Edi Rama: Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjesht një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjërë, po ashtu Dua Lip anuk është thjesht një këngëtare britanike por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që të ndërtojnë, të kujdesën, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju. Duam që komunitet jo vetëm të ndjehet i sigurtë por edhe i nderuar këtu. Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar dhe për ta fituar këtë betejë. Sa i takon sigurisë ne jemi më shumë se të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë. Më duhet të them që prej një kohe të gjatë ndjej se ka vërtetë një angazhim serioz, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Mezi pres që të bëjmë më të mirën se bashku me ju. Dua t’ju ftoj në Tiranë sepse në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar vendin që prej ëinston Churchill.

Rishi Sunak: Kënaqësi që të kam këtu Edi. Pres me padurim bisedimin tonë .

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al