Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri Edi Rama tha se mbështet planin 10 pikës të Zelenskyt.
Rama tregoi se mori një mesazh nga dikush që punon me institucionet ukrainase, ku i kërkohej t’i thoshte Zelenskyt se janë të mahnitur nga aftësitë e ukrainasve. Kryeministri tha se dhe ai personalisht admiron presidentin Zelensky dhe ukrainasit.
“Ukraina meriton të mbështetet e të ndihmohet me të gjitha mjetet për t’u siguruar që çdo paqe që do vijë pas luftës, të jetë një paqe e drejtë, e bazuar kryesisht në parimet e planit 10 pikësh të presidentit Zelensky, të cilin e mbështesim dhe duam ta shohim të diskutohet nga kombet dhe bashkësia e tyre. Putin ka dështuar në planin e tij pasi në vend të merret peng, Ukraina është bërë pjesë e vendeve të bashkuara për në rrugëtimin e integrimit në BE. Nuk kam veçse admirim për Zelensky dhe ukrainasit. Pak më parë mora një mesazh nga dikush që po punon me instiucionet ukrainase për të ngritur një fond të teknologjisë së lartë. Më tha thuaji Zelenskyt se ekipi jonë është absolutisht i mahnitur nga ukrainasit që kemi takuar dhe aftësitë, talenti e aftësitë e tyre,” tha Rama.







