• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama tregon si do të zhvillohet turizmi këtë vit: Ata që mezi presin t’ua hipin jahteve do i shpenzojnë këtu paratë

20/04/2020
Rama tregon kur do të hapen lokalet dhe restorantet

Kryeministri Edi Rama tha se ende nuk ka një përgjigje të saktë se çfarë do të bëhet me turizmin në vend, por sipas tij mund të ketë turizëm të brendshëm, pasi kufijtë mund të mos hapen.

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, Rama tha se kjo mund të jetë një gjë e mirë për Shqipërinë pasi shumë të pasur që deri dje mezi prisnin të vizitonin vendet më luksoze, do të qendrojnë këtu dhe do t’i shpenzojnë këtu paratë e pushimeve.

Pyetje: Përsa i takon turizmit, ka qeveria një plan për këtë sektor?

Rama: Kjo është pyetja më e vështirë, dhe më besoni që është pyetja që unë ja bëj vetes çdo mëngjes. Komunikoj edhe me ministrat e kryeministrat e vendeve të tjera. Me të parë e me të bërë thonë të gjithë.

Është një situatë që nuk dihet se si do vijë mbrapa. Ministri i Turizmit po punon me grupin e tij, për të kuptuar se çfarë do ndodhi. Gjëja që duket me e mundshme, gjithmonë nëse do të ketë turizëm, është se ky do të jetë një sezon atipik: turizmi do të jetë i brendshëm.

Për Shqipëronë është mirë, Se shumë të pasur që mezi presin t’ua hipin jahteve që kanë, që mezi presin të shkojnë në vendet më të shtrenja, do zbulojnë Shqipërinë, bukuritë e vendit, do shpenzojnë një pjesë të parave në vend, do ndihmojë industrinë e turizmit dhe shoqërinë.

Ne hyjmë te vendet që ankohemi më shumë se të tjerët që vdesim për bukë, dhe jemi nga ata që harxhojmë më shumë për turizëm jashtë vendit. Kështu që turizmi i brendshëm është më i mundshëm si opsion. Se si do të bëhet nuk e kemi ende të qartë, ndërsa me majin që po afron do të kemi më shumë gjëra të qarta.

Ne jemi të kontaktuar nga 2-3 vende në Europë, pasi disa agjenci turistike e shohin shqipërinë si vend të sigurtë, duke krahasuar se çfarë kemi bërë ne me covidin.

Tani se di a ju kam ndihmuar shumë me përgjigjen, pasi dhe përgjigja është si ato bizneset që do hapen javën tjetër, me portokalli.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al