• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Trump është i mirë për të gjithë!

11/04/2025
Rama: Trump është i mirë për të gjithë!

Në një intervistë për “Bloomberg”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quan “të mirë për të gjithë” Presidentin amerikan Donald Trump dhe e sheh stilin e tij të ashpër si një mundësi që Bashkimi Europian të zgjohet dhe të rifitojë fuqinë e tij globale.

Rama, i cili kërkon të fitojë një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, është një lider i majtë që e ka ndërtuar trashëgiminë e tij politike mbi integrimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030, shkruan “Bloomberg”. Por komentet e tij për Trump-in, një figurë e diskutueshme në skenën ndërkombëtare, theksojnë rolin e pazakontë që ish-presidenti amerikan po luan në fushatën elektorale shqiptare.

“Kur Trump thotë se Zoti e shpëtoi për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, ai tregon vetëm gjysmën e historisë”, deklaroi Rama. “Gjysma tjetër është se Ai e shpëtoi Trump-in edhe për të zgjuar Europën dhe për ta bërë atë të marrë veten”.

Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, e ka sulmuar Ramën për lidhjet e tij me Soros, shkruan “Bloomberg”. Në shkurt, ai postoi një foto të Ramës me Sorosin në platformën X, duke shkruar: “Kukulla dhe mjeshtri i kukullave”.

Megjithatë, sipas “Bloomberg”, Rama ka ndërtuar lidhje të veta me rrethin e Trump-it. Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, ka marrë miratimin paraprak për një projekt turistik luksoz me vlerë 1.4 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit, një ish-bazë ushtarake në jug të vendit. Projekti është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, krahas planit për një hotel “Trump” në Beograd.

Rama mohoi që ky projekt të ketë për qëllim të fitojë pikë politike me administratën amerikane. “Në atë kohë nuk ishte diçka që do të na sillte pikë në Uashington”, tha ai, duke theksuar se Kushner e kishte vizituar ishullin që në vitin 2021, bashkë me Ivanka Trump dhe Ric Grenell. “Jam i privilegjuar të flas me Kushner dhe do të isha shumë i lumtur ta quaja mik”, tha Rama. “Nuk e di nëse ai më quan mik, por unë e quaj mik”.

Gjithashtu ai shton se projekti me Kushner nuk është një dhuratë, por një partneritet i vërtetë që kërkon dakordësi nga të dyja palët. “Nuk është se ia dhamë ishullin dhe kaq, është një partneritet”, theksoi ai.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al