• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Unë jam takuar edhe me presidentin e SHBA, që sot është nën hetim. Ç’a domethënë kjo?

25/01/2023
Rama: Unë jam takuar edhe me presidentin e SHBA, që sot është nën hetim. Ç’a domethënë kjo?

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal dhe për këtë nuk është penduar, pasi siç thotë ai drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë që e lidh atë apo qeverinë shqiptare.

“Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar që këtu opinioni ndahet në një pjesë që beson me do e mos atë që do të besojë dhe një pjesë tjetër që dëgjon dhe reflekton mbi faktet.

Kjo është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo për vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërorë dhe nuk ja përton askujt.

Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Shqipërisë”, tha Rama.

Cfarë keni diskutuar ju, jeni takuar 4 herë, u pyet Rama?

“Këto janë derivate të keqleximit të këtushëm. Përmendja e emrit si pjesë në një takim apo në një tjetër nuk ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA.

Në përfundimet e hetimit në SHBA nuk ka asnjë lidhje me këto që thoni ju.

Takove një zyrtar të FBI? Po e takova”, tha Rama, duke kujtuar edhe faktin se ai është takuar edhe me presidentin e SHBA, që sot është nën hetim, por kjo s’do të thotë se ai ka lidhje me këtë çështje.

Pse opozita e përdor këtë takim kundër jush?

Unë jam mësuar me këto. Unë realisht jam i ngopur me të tilla historira që synojnë vetëm qorrollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie. Më mirë të shpenzojë më shumë kohë për të bërë më shumë punë për njerëzit. Pa shkëputur komunikimin. Jam i fokusuar në punët e përditshme konkrete. Është një Big Brother poliutik. Të gjithë ndjekin lajmet sensacionale. Nuk kam asnjë ankesë për të tjerët.

Unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies. Kam thënë kam një raport miqësor, por jo mik. Nuk kam ndarë jetën me të. E kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së. Më ka dhënë nga ato dhuratat, medalje e kapele. Ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar. Interesi im ka qenë të shkëmbejmë biseda dhe opinione në ato fusha ku ai ishte ekspert i nivelit të lartë. Krejtësisht pa asnjë marrëdhënie tjetër.

Keni njjoftuar Ambasadën amerikane për takimet?

Unë nuk lajmëroj Ambasadën amerikane kur takoj amerikanët. Kam takjuar një ndër zyrtarët më të lartë të FBI-së, dhe do i takoja sa herë të më jepej mundësia. Kam takuar edhe presidentin e SHBA-së, dhe fakti që mund të jetë në hetim, kjo s’ka lidhje me mua. E kam takuar dhe shumë mirë kam bërë që e kam takuar. E gjithë kjo është një absurd. Më vjen keq për ju, por jeni pjesë e ndërmarrjeve që punoni. Në aktpadinë konkluzive të drejtësisë amerikane nuk ka asgjë që lidhet me mua apo qeverinë përveçse fakteve që janë takuar.

Në aktpadi thuhet se nga takimet ka pasur edhe fatura?

Në çfarë gjuhe e keni lexuar? Unë s’kam shqetësim për këtë çështje. Drejtësia amerikane e ka hetuar tërësisht dhe që ka dalë në konkluizione. Në rastin konkret ka akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga miku i tij shqiptaro-amerikan. Unë kam takuar dhe një person të shpallur non-grata këtu në Shqipëri.

Ka një drejtësi në Amerikë dhe ka gjykata. Nëse ju thoni se drejtësia dhe gjykata mund të kontestohet nga Foltorja apo e vulës, kjo është zgjedhja juaj. Nuk kam asnjë replikë. Unë ju them njerëzve ja ku është pasqyra e së vërtetës.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al