Kryeministri Edi Rama, ka qenë në një lidhje me skype në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano.
Gjatë bisedës me Nanon, kryeministri Rama tha se nuk ka bërë testim për koronavirusin pasi nuk e ka parë të nevojshme dhe të arsyeshme për t’iu nënshtruar këtij lloj testi nëse nuk ka simptoma.
Sipas kryeministrit, masat drastike që ka ndërmarrë në izolimin e qytetarëve do të mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit dhe do të mund të shmangin katastrofën.
Rama gjithashtu tha se 60 % e popullsisë do të preket nga koronavirusi pasi kjo është e pashmangshme por që do të shfaqet me simptoma të lehta për disa duke bërë që ata që do të preken të imunizohen nga Covid-19.









