• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

30/08/2025
Korrupsioni me grantet e bujqësisë, BE vijon të pezullojë fondet IPARD për Shqipërinë

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka hyrë në një fazë vendimtare me publikimin e raportit të screening-ut për Klasterin 5 – që përfshin bujqësinë, zhvillimin rural, peshkimin, politikat e kohezionit dhe dispozitat financiare e buxhetore.

Dokumenti i Komisionit Evropian, i bazuar në takimet dypalëshe të zhvilluara gjatë vitit 2023, ofron një pasqyrë të qartë të nivelit të përafrimit të vendit me acquis-in e BE-së.

Sipas raportit, bujqësia shqiptare përfaqëson një sektor kyç për ekonominë, me 34% të punësimit dhe 18.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por karakterizohet nga struktura e pafavorshme e fermave të vogla, prodhim tradicional dhe produktivitet i ulët.

Shqipëria është ende një importues neto i produkteve ushqimore, ndonëse prodhimi vendas mbulon pjesërisht konsumin e misrit, frutave, perimeve, vajit të ullirit, qumështit dhe vezëve.

Komisioni evidenton se niveli i përafrimit të Shqipërisë me acquis-in mbetet i ulët në disa fusha kyçe: financimi i shpenzimeve bujqësore, skemat e mbështetjes, menaxhimi dhe monitorimi i fondeve, sistemi i administrimit dhe kontrollit (IACS), rrjeti i të dhënave të qëndrueshmërisë së fermave (FSDN) dhe ndihma shtetërore.

Për të gjitha këto elemente kërkohet ngritja e strukturave të reja administrative dhe forcimi i kapaciteteve institucionale, veçanërisht përpara aksesimit të fondeve të Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP).

Në fushën e zhvillimit rural, Shqipëria ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027 dhe ka përfituar nga programi IPARD II, duke financuar investime në asete fizike, diversifikim të fermave dhe asistencë teknike.

Megjithatë, Komisioni vlerëson se përafrimi me BE është ende i kufizuar dhe kërkon rritjen e orientimit drejt mjedisit dhe klimës, përmirësimin e kapaciteteve monitoruese dhe forcimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si institucion përgjegjës.

Në kapitullin për tregjet bujqësore, raporti nënvizon se Shqipëria ka nivel të ulët përafrimi me rregullat e BE-së për mekanizmat tregtarë, ndërhyrjet në treg, skemat e shkollave, kulturat arabile, produktet shtazore, frutat e perimet.

Legjislacioni është vetëm pjesërisht i përafruar në sektorë si vera, pijet spirituoze dhe vaji i ullirit.

Mungojnë organizatat e prodhuesve, mekanizmat e klasifikimit të mishit dhe skemat e ruajtjes apo ndërhyrjes në treg, që janë elementë thelbësorë të politikave të BE-së.

Edhe në politikën e cilësisë, Shqipëria ka bërë disa hapa me regjistrimin e produkteve me tregues gjeografikë dhe specialitete tradicionale të garantuara, por legjislacioni mbetet vetëm pjesërisht i përafruar. Nevojitet zhvillimi i plotë i kuadrit për verërat e aromatizuara, pijet spirituoze dhe forcimi i sistemeve të zbatimit të skemave të cilësisë.

Në përfundim, raporti thekson se Shqipëria duhet të përshpejtojë ndjeshëm procesin e përafrimit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për të përballuar detyrimet e anëtarësimit në BE.

Komisioni rekomandon hapa konkretë në forcimin e administratës, harmonizimin ligjor dhe implementimin praktik, duke theksuar se vetëm përmes reformave të thella dhe konsistente vendi do të mund të përfitojë nga fondet dhe politikat e BE-së për bujqësinë, zhvillimin rural dhe kohezionin.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al