Raporti vjetor i SPAK për vitin 2025 tregon për një rritje të ndjeshme të goditjeve ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
Gjatë këtij viti, Struktura e Posaçme ka arritur rezultate rekord, duke filluar nga sekuestrimi i pasurive miliona eurosh e deri te hetimi i figurave më të rëndësishme politike në vend.
Mbi 45 milionë euro pasuri të bllokuara dhe kriptomonedha
Një nga shifrat që bie më shumë në sy është vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara, e cila kap shifrën e 45.4 milionë eurove.
Pjesa dërrmuese e kësaj shume, rreth 43.5 milionë euro, janë pasuri të sekuestruara që presin vendimet përfundimtare.









