Sot pritet të publikohet raporti i Shërbimit të Gjeollogjisë për çështjen e pallatit në lagjen ‘Punëtore’ në Gjirokastër. Prej katër ditësh rreth 90 banorē janë të alarmuar nga rrëshqitjet e tokës.
Burime të ArgjiroLajm.net thonë se në raport vlerësohet që pallati nuk rrezikon të shembet dhe se banorët duhet të rikthehen në banesat e tyre. Por sipas gjeologëve nevojiten të kryhen disa ndërhyrje përforcuese në zonën rreth pallatit. Sidoqoftë mbetet të presim raportin përfundimtar. Mbrëmë në mesnatë Bashkia Gjirokastër mori vendim për evakuimin e banorëve.
© ArgjiroLajm.net









