• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Rasti i Piperos”/ Pse infektohesh edhe pasi merr vaksinën? Shkencëtarët japin përgjigje

27/01/2021
“Rasti i Piperos”/ Pse infektohesh edhe pasi merr vaksinën? Shkencëtarët japin përgjigje

Lajmi që dominoi ditën e sotme ishte padyshim infektimi i doktor Pëllumb Piperos me covid-19 edhe pse ai tashmë kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti covid më 11 janar. Shkencëtarët në fakt kanë paralajmëruar më herët se kjo gjë do të ndodhte. Ndonëse rasti i doktor Piperos ishte i pari në vendin tonë, në botë janë raportuar shumë raste të qytetarëve, mjekëve dhe infermierëve të cilët edhe pse e kishin marrë vaksinën rezultuan pozitivë për covid.

“Është e mundur që të rezultosh pozitiv edhe pse je vaksinuar”, ishte një deklaratë e ekspertëve më herët.

Të dyja, Pfizer-BioNTech por dhe Moderna kërkojnë dy doza për pacient në mënyrë që vaksina të jetë plotësisht efektive. Doza e parë e Pfizer-BioNTech është 50 përqind më efektive në parandalimin e covid-19, ndërsa doza e dytë rrit mbrojtjen në 95 përqind.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është shprehur më herët se mund të duhen javë që trupi i një personi të krijojë imunitet pasi të vaksinohet: “Kjo do të thotë që është e mundur që një person mund të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 pak para ose menjëherë pas vaksinimit dhe të sëmuret. Kjo për shkak se vaksina nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të siguruar mbrojtje.”

Nicole Lovine, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe shefi i epidemiologjisë së spitalit në Universitetin e Shëndetësisë në Florida, tha se një personi mesatarisht i duhen 10 deri në 14 ditë për të krijuar një numër mbrojtës të antitrupave, por secili person gjithësesi është i ndryshëm.

Ndërkohë që një arsye tjetër pse dikush mund të dalë pozitiv pasi ka marrë vaksinën COVID-19 ka të bëjë me periudhën e inkubacionit të virusit. Pasi një person është infektuar, mund të duhen disa ditë që ata të krijojnë mjaftueshëm virus për të zhvilluar simptoma, ose që infeksioni të zbulohet nga testet COVID-19. Kjo do të thotë që një person mund të jetë tashmë i infektuar kur merr vaksinën e tij pa e kuptuar fare ndërkohë.

Ekspertët theksojnë se është e rëndësishme të vazhdohet të mbahet maska dhe të ruhet distanca sociale derisa qarkullimi i koronavirusit të jetë i ulët dhe vendi të arrijë imunitetin e tufës.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al