• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raund i ri bisedimesh tregtare Kinë-SHBA

27/07/2025
Raund i ri bisedimesh tregtare Kinë-SHBA

Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh ekonomike e tregtare në Suedi, gjë që ka tërhequr vëmendje globale.
Në muajt e fundit, Kina dhe ShBA-ja kanë punuar për t’i rikthyer marrëdhëniet e tyre tregtare në rrugën e duhur pas një periudhe tensionesh. Ky përparim inkurajues nxjerr në pah një të vërtetë themelore, që thellimi i komunikimit për të rritur mirëkuptimin, për të pakësuar keqkuptimet e për të zgjeruar bashkëpunimin është jetik për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm, të qëndrueshëm e të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Pas bisedimeve ekonomike e tregtare në Gjenevë, të dy vendet i kanë ulur ndjeshëm nivelet e tarifave dypalëshe. Pas bisedimeve ekonomike e tregtare në Londër, të dy palët kanë mbajtur komunikim të ngushtë, duke konfirmuar detajet e kuadrit të vendosur në Londër dhe duke çuar përpara zbatimin e tij.
Kina ka shqyrtuar dhe miratuar aplikimet për eksportin e artikujve të kontrolluar në përputhje me ligjin, dhe Shtetet e Bashkuara kanë hequr një sërë masash kufizuese të vendosura ndaj Kinës në fillim të korrikut.
Këta hapa konkretë kanë dërguar sinjale pozitive të besimit në rritje, duke ndihmuar në nxitjen e rimëkëmbjes së tregtisë dypalëshe.
Të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës treguan që, pas përparimit në bisedimet e fundit ekonomike e tregtare në Gjenevë dhe Londër, tregtia midis dy vendeve arriti në mbi 350 miliardë juanë (rreth 49 miliardë dollarë amerikanë) në qershor, nga më pak se 300 miliardë juanë (rreth 42 miliardë dollarë) në maj.
Thelbi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare Kinë-ShBA qëndron në bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella për të dyja palët.
Rruga nga Gjeneva në Londër nuk ka qenë aspak e qetë. Dallimet dhe tensionet afatgjata midis dy palëve mbeten dhe zgjidhja e tyre do të kërkojë kohë.
Megjithatë, prania e mosmarrëveshjeve nuk e përjashton mundësinë e gjetjes së fushave me interes të përbashkët për çështjet kryesore, as nuk i pengon të dy palët të demonstrojnë përgjegjësinë që pritet nga vendet e mëdha.
Raundi i ardhshëm i bisedimeve ekonomike e tregtare përfaqëson një mundësi të rëndësishme për t’i sjellë qëndrueshmërinë dhe besimin e shumëpritur ekonomisë globale. Pavarësisht sfidave, menaxhimi i dallimeve dhe kërkimi i bashkëpunimit nëpërmjet dialogut mbetet rruga e vetme e duhur për të dy palët.

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pashkët, fluksh udhëtarësh në Kakavijë

Pashkët, fluksh udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al