• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagon administratori i Aeroportit të Vlorës: S’kam asnjë njoftim për shkarkim

04/09/2025
Reagon administratori i Aeroportit të Vlorës: S’kam asnjë njoftim për shkarkim

Valon Lluka, Administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, ka reaguar pas raportimeve në media për shkarkimin e tij nga detyra.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lluka theksoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar apo akt formal nga organet kompetente, duke e mësuar lajmin vetëm përmes raportimeve mediatike. Ai u shpreh se nuk është i informuar mbi shkaqet apo arsyet ligjore të një vendimi të tillë.

Lluka theksoi se gjatë gati katër viteve në krye të shoqërisë ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin, kontratën e koncesionit dhe parimet e transparencës, duke shtuar se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën apo përkushtimin e tij profesional.

Ai paralajmëron se do të ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe reputacionit të tij, ndërsa theksoi se projekti i Aeroportit të Vlorës, tashmë në fazën përfundimtare të punimeve, mbetet një projekt madhor për të dhe për Shqipërinë.

Më poshtë, e plotë:

Deklaratë publike mbi zhvillimet e fundit në lidhje me detyrën time si Administrator i Shoqërisë Vlora International Airport – VIA Sh.P.K.

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur bashkëpunëtorë,

Të nderuar qytetarë,

Marr shkas nga raportimet dhe lajmet e shpërndara gjerësisht në media lidhur me shkarkimin tim nga pozita e Administratorit të Vlora International Airport – VIA Sh.p.k., pas një periudhe gati katërvjeçare në drejtimin e kësaj shoqërie me rëndësi të veçantë strategjike për shtetin shqiptar.

Që në fillim dëshiroj të theksoj se nuk jam njoftuar zyrtarisht për një vendim të tillë dhe nuk kam marrë asnjë akt apo komunikim formal nga organet kompetente të shoqërisë. Deri më tani, informacioni që disponoj buron vetëm nga raportimet mediatike. Si rrjedhojë, mbetem plotësisht i pa informuar mbi shkaqet dhe arsyet ligjore që mund të kenë motivuar një veprim të tillë.

Megjithatë, ju siguroj se në ushtrimin e detyrës sime si Administrator, kam vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me Statutin e Shoqërisë, me Kontratën e Koncesionit, si dhe me të gjithë kuadrin tjetër ligjor e rregullator të zbatueshëm. Çdo vendim apo akt nga ana ime ka qenë i mbështetur mbi parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë, me qëllim zhvillimin dhe përfundimin me sukses të këtij projekti strategjik dhe të rëndësishëm për shtetin shqiptar.

Thënë këtë, ajo që mund të komunikoj sot me bindje të plotë është se çdo arsye e mundshme nuk lidhet me performancën, përkushtimin apo ushtrimin e ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi të detyrave e obligimeve të mia si Administrator.

Në këtë kuptim, arsyet dhe motivet e një vendimi të tillë duhet dhe do të kërkohen nga aksionari që e ka ndërmarrë këtë vendim, e i cili përbën një devijim të rëndë nga parimet e qeverisjes së mirë korporative, normat etike dhe standardet profesionale që duhen respektuar në administrimin e një projekti të kësaj natyre.

Në kushtet aktuale, rezervohem dhe do të ushtroj të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore të parashikuara, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të mia dhe të reputacionit tim profesional, si dhe për të sqaruar çdo keqkuptim apo interpretim të gabuar në opinionin publik.

Gjithashtu, deri në një njoftim tjetër, rezervohem të jap çdo qëndrim shtesë dhe ftoj mediat që këtë deklaratë ta konsiderojnë si përfundimtare.

Si përfundim, dëshiroj të theksoj se projekti i Aeroportit të Vlorës ka qenë dhe mbetet një projekt i një rëndësie të veçantë për mua personalisht dhe profesionalisht. Për gati katër vite kam punuar me përkushtim maksimal për të çuar përpara këtë projekt madhor, i cili tashmë ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe në prag të nisjes së operimeve.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për stafin e jashtëzakonshëm të VIA-s për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, për institucionet publike shqiptare për mbështetjen dhe bashkëpunimin, për institucionet financiare që kanë besuar në këtë projekt dhe për nënkontraktorët e partnerët tanë, të cilët kanë kontribuar me profesionalizëm në realizimin e tij.

Me respekt,

Valon Lluka

Related Posts

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026
Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari
Kryesore

Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari

13/01/2026
“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Kryesore

Kris arma në Athinë, plagoset shqiptari pronar i një restoranti dhe djali i tij

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

14/01/2026
Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

13/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al