• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagon Bashkia Dropull: Tenderi s’ka lidhje me 1 vjetorin e Kacifasit. Banderolat janë për ditën e JO-së (Deklarata)

12/10/2019
Ndërhyrja në përroin e Selosë, Bashkia Dropull tender 31 mln lekë

Bashkia Dropull ka reaguar pas raportimeve në media për një tender me vlerë të vogël, për përgatitjen e disa banderolave me rastin e festimeve të datës 28 tetor. Ne deklaratën e shpërndarë për mediat thuhet se ky prokurim është konform ligjit dhe se s’ka asnjë lidhje me ngjarje të tjera që kanë ndodhur në këtë ditë. Ndonëse s’e përmend me emër, Bashkia Dropull i referohet këtu Kostandin Kacifasit. Pra, sipas deklaratës, nuk po kryhet asnjë shpenzim nga Bashkia Dropull për të përkujtuar 1 vjetorin e vrasjes së ekstremistit, por banderolat përgatiten për festën kombëtare të Greqisë, e cila natyrisht festohet prej vitesh edhe në minoritet.

Më poshtë deklarata e plotë e Bashkisë Dropull.

Bashkia Dropull ka ndjekur raportimet e fundit në media për çështjen e  një prokurimi publik në kuadër të festimeve të datës 28 Tetor, që përkon me ditën e “JO-së”. 28 Tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si ‘Dita e Jo-së’, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare. Edhe minoriteti etnik grek në Shqipëri e ka përkujtuar çdo vit këtë datë. Për dijeni të mediave dhe opinionit publik, sqarojmë se prokurorimi me vlerë 14 mijë lekë të reja për përgatitjen e disa banderolave është konform ligjit.

Aktiviteti përkujtimor organizohet nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, brenda territorit të Bashkisë Dropull.

Ky aktivitet i përket edhe banorëve të Bashkisë sonë, duke pasur parasysh faktin se ushtarët e vrarë grek, jo vetëm që janë bashkombasit tanë, por kanë luftuar kundër armikut të përbashkët edhe të popullit shqiptar dhe minoritetit etnik grek , kundër okupatorit fashist.

Varrezat e ushtarëve grek në Bularat janë ndërtuar me lejen e qeverisë shqiptare dhe bashkëpunimit bilateral midis Tiranës dhe Athinës zyrtare.

Ky aktivitet organizohet çdo vit, më datë 28 Tetor, në Bularat, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë dhe shtetit shqiptar.

Prokurimi publik i Bashkisë Dropull, me një vlerë shumë të vogël për më tepër, ka lidhje VETËM me aktivitetin e datës 28 Tetor për ‘Ditën e Jo-së’. Këto shpenzime që ne kryejmë si bashki, nuk përkojnë me asnjë ngjarje tjetër përkujtimore ose jo, që lidhet me këtë datë. Ne e vlerësojmë kontributin e mediave në shoqëri, por përhapja e lajmeve të rreme, gjysmë të vërtetave apo krijimi i insinuatave për axhenda të tjera, nuk i shërben as interesit publik, as ruajtjes së raporteve të shkëlqyera mes minoritetit dhe pjesës tjetër të vendit dhe as raporteve fqinjësore Shqipëri-Greqi.

Bashkia Dropull është e hapur të vërë në dispozicion të mediave dhe kujtdo personi të interesuar sipas Ligjit për të Drejtën e Informimit, të gjithë praktikën e prokurimit për festën e datës 28 tetor.  

 

Related Posts

Kryesore

Shpërthim me tritol në Memaliaj, autorët djegin makinën

06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë
Lajme

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë

05/04/2026
Fortlumturi Joani: Lufta, konfliktet etnike që prekën Ballkanin, janë një mëkat dhe e keqe që Kisha duhet t’i luftojë
Lajme

Kryepeshkopi Joan: Nëse e duam Perëndinë asgjë nuk na dëmton

05/04/2026
Kryesore

Bilanci i policisë për marsin: 96 operacione, 527 të arrestuar dhe mbi 50 kg kanabis

05/04/2026
Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen
Kryesore

Kumbaro: Salla përplot me socialistë dhe me entuziazëm në Gjirokastër. Më shumë të rinj do të na bashkohen

05/04/2026
E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

Goditet grupi i trafikut të drogës në Itali, 19 shqiptarë të arrestuar

05/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpërthim me tritol në Memaliaj, autorët djegin makinën

06/04/2026
E shohin në krah të Yamal, në Spanjë “çmenden” pas Asllani, ylli i Kosovës thyen heshtjen

E shohin në krah të Yamal, në Spanjë “çmenden” pas Asllani, ylli i Kosovës thyen heshtjen

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al