• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reagon ‘VATRA’: Mbështesim ndërtimin e muzeut në Kampin e Tepelenës

23/08/2018
Reagon ‘VATRA’: Mbështesim ndërtimin e muzeut në Kampin e Tepelenës

Federata Panshqiptare e Amerikës ‘VATRA’, me anë të një deklarate, mbështet ndërtimin e një muzeu për evidentimet e krimit të komunizmit në kampin famëkeq të Tepelenës.

‘VATRA’ thekson se diktatura i ka rrënjët tek gjaku dhe pushkatimi, prandaj ndërtimi i një muzeu të tillë do të bënte të gjithë të reflektonin dhe të nderonin edhe më shumë viktimat e sistemit komunist.

Deklarata e ‘VATRA’

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, MBËSHTET  me shumë forcë dhe pa asnjë ekuivok ndërtimin e një muzeu të evidentimit të krimeve të komunizmit dhe në kujtim të viktimave të pafajshme të shfarosura dhe të të burgosurve në Kampin famëkeq të Tepelenës. Vetëm Kujtesa do të shërojë plagët tona….

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA nderon në mënyrën më të thellë kujtimin e viktimave të pafajshme të sistemit totalitar komunist shqiptar. Kjo ditë përkujtimore na bën të gjithëve të reflektojmë akoma më shumë për të parë nëse gjatë afro tre dekadave të demokracisë shqiptare a janë nderuar sa duhet viktimat e sistemit totalitar, e përmbi të gjitha sa mësime ka nxjerrë shoqëria jonë nga e shkuara jo e largët.

Të shfarosurit gjatë diktaturës hoxhiste, të burgosurit, të persekutuarit e të përndjekurit mbeten sot akoma pjesa më e dhimbshme e ndërgjegjës së shoqërisë shqiptare, për të cilët jo vetëm kujtesa, por mbi të gjitha vlerësimi i pandalshëm i vuajtjeve dhe sakrificave do të ishte rruga më e mirë për kurimin e plagëve.

Historia e diktaturës komuniste mbetet histori e cila ka në rrënjët e saj gjakun e pushkatimeve, mundimet e burgimeve të gjata dhe vuajtjet e sa a sa familjeve në kampet e internimit. Nqs ne harrojmë faktin se diktatura komuniste ishte asgjë tjetër vetëm një sistem kriminal ndaj qytetarëve të vet, atëherë do të jemi të destinuar që këto plagë të dhimbshme të mos i kurojmë dot. 

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, MBËSHTET  me shumë forcë dhe pa asnjë ekuivok ndërtimin e një muzeu të evidentimit të krimeve të komunizmit dhe në kujtim të viktimave të pafajshme të shfarosura dhe të të burgosurve në Kampin famëkeq të Tepelenës. Vetëm Kujtesa do të shërojë plagët tona dhe vetëm Kujtesa do të bëjë të mundur që të rinjtë e sotëm dhe brezat e ardhshëm të njohin të vërtetën e dhimbshme të diktaturës komuniste shqiptare.

Nga ana e saj, Federata VATRA, e ndërgjegjshme për rolin dhe peshën e saj në mbarë botën shqiptare, si edhe me përgjegjësinë për mbajtjen sa më të fortë të miqësisë shqiptaro-amerikane shpreh publikisht gadishmërinë e saj për të kontribuar në ndërtimin e një muzeumi në kujtim të viktimave dhe vuajtjeve të ndodhura në kampin komunist të  internimeve në Tepelenë, duke bërë të mundur kësisoj që jo vetëm vatranët, por mbarë diaspora të jetë pjesë e ngritjes, shëndoshjes dhe forcimit të kujtesës sonë historike.

Deklara e Vatrës lëshohet me rastin e 23 Gushtit, Ditës Europian  të Kujtesës për Viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit dhe do të lexohet nga  z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit të Dosjeve, në Përkujtesën që do të organizohet në Tepelenë.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al