Vinicius nuk do largohet nga Real Madrid. Kjo është ajo që ka thënë vetë sulmuesi, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Në kohën e duhur do të rinovoj dhe do të qëndroj këtu për një periudhë të gjatë. Real Madridi është klubi i ëndrrave të mia. Kam edhe një vit kontratë, por jam shumë i qetë. Kam besimin e presidentit Florentino Perez”, deklaroi ai. Kujtojmë që Vini ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2027.








