• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, Ardon Jashari: Zvicra është një çështje e zemrës, ëndrra m’u bë realitet

20/09/2022
Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, Ardon Jashari: Zvicra është një çështje e zemrës, ëndrra m’u bë realitet

Ardon Jashari është futbollisti i radhës me prejardhje shqiptare që u ftua nga Përfaqësuesja A e Zvicrës. Jashari është i lindur në qytetin Cham të Zvicrës, kurse prindërit e tij janë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut.

Të dielën e kaluar, ai mori ftesë nga Murat Yakin për t’i bashkuar Zvicrës për ndeshjet në Ligën e Kombeve, kundër Spanjës më 24 shtator, dhe kundër Republikës së Çekisë pas tri ditësh. Jashari u ftua te Zvicra pasi u konfirmua se Noah Okafor nuk është i gatshëm për këto ndeshje. Mesfushori i Luzernit në një intervistë për “Blick” tregoi se kishte mbetur i “tronditur”, kur Yakin e telefonoi atë të dielën.

24 orë më vonë, 20-vjeçari ishte në fushë me yjet e tjerë të Zvicrës për herë të parë, në Bad Ragaz. Ai njihet personalisht me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, që gjithashtu kanë rrënjë shqiptare – ka shkruar mediumi i madh zviceran.

Jashari pranoi se Xhaka është një model për të, teksa beson se nga ai mund të mësoj shumë. “Graniti është padyshim një model i shkëlqyer nga i cili mund të mësoj shumë”, tha ai, i cili pastaj tha se i pëlqen edhe Shaqiri: “E kam ndjekur dhe vëzhguar që në fëmijëri”.

Tutje, mesfushori i ri tha se zgjedhja se cilin shtet ta përfaqësoj është çështje e zemrës për të. “Për mua kjo është një çështje e zemrës time. Për mua dhe familjen time është realizuar një ëndërr me skuadrën e Natit (Zvicrës)”.

Ardon Jashari është një zbulim i këtij sezoni në Superligën e Zvicrës. Ai është paraqitur në tetë ndeshje me Luzernin këtë sezon (përfshirë dy në Kupë), teksa ka regjistruar dy asistime.

Ai falënderoi trajnerin e Luzernit, Mario Frick, që i dha mundësinë për të luajtur. “Po përpiqem të qëndroj në tokë dhe të zhvillohem brenda dhe jashtë fushës. Mario Frick më dha mundësinë për të filluar në Luzern. Nuk do ta harroj kurrë”.

Në fund, Jashari tha se kalimi i tij në një nga ligat kryesore në Evropë dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve janë synimet e tij të radhës.

Related Posts

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Sport

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli
Sport

VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al