• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reja flet pa doreza: Nuk jam këtu për para’

14/11/2020
Reja flet pa doreza: Nuk jam këtu për para’

Edoardo Reja e ka të qartë se do ta ketë të vështirë të zgjedhë 11-shen titullare për ndeshjen ndaj Kazakistanit pas paraqitjes së mirë që bënë disa nga lojtarët e stolit në ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës.
Në konferencën për shtyp trajneri italian, foli për shumë tema duke prekur edhe problemin e golit, ndërkohë që theksoi se nuk do ta ndryshojë skemën as në këto dy sfida. Në lidhje me kontratën Reja shtoi se do t’i pëlqente të qëndronte gjatë te kuqezinjtë pasi i pëlqen projekti, ndërsa shtoi se nuk e ka zgjedhur Shqipërinë për para.
Ndeshja me Kosovën- Sigurisht do të ketë vështirësi për formacionin. Unë i ka bërë zgjedhjet e mia me lojtarë që kemi. Kemi grumbulluar Gjasulën, por kemi gati edhe Cikalleshin. Kam nxjerrë disa konkluzione nga miqësorja me Kosovën. Jam i kënaqur nga ajo që treguan debutuesit. Mora sinjalet e duhura, pasi siç e dimë po punojmë edhe për të ardhmen.
Problemi i golit- Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje.
Skema dhe formacioni- Nuk është aq kollaj të ndryshosh skemën. Kam nisur me këtë skemë dhe kam besim, pasi me ka dhënë rezultat në këto ndeshje. Kam disa lojtarë që kam krijuar besim. Është e rëndësishme të marrim dy fitore në ndeshjet e radhës. Lojtarët janë të motivuar.
Pas këtyre dy ndeshjeve do shikojmë për skemën. Unë marr një 20 lojtarë zakonisht. Lojtarët që kam aktivizuar më kanë krijuar një lloj garancie. Kemi marrë rezultate të merituara, por ka pasur edhe raste kur nuk kemi marrë. Doja fitore ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por nuk ia dolëm. Ne mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kmeri luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët e dobëta.
Kontrata- Kam një kontratë me Federatën. Dua të vazhdoj, por çdo trajner varet nga rezultatet. Kemi pasur probleme rrugës për shkak të pandemisë m, që na bllokoi. Jemi përpjekur për të bërë maksimumin e rezultateve. Sigurisht një trajner nga rezultatet mund të ketë vështirësi, por unë dua të vazhdoj. Nuk është çështja te paratë, por unë dua të vazhdoj me këtë projekt.
Mungesat- Ndaj Kazakistanit do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë prapa. Ata luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Ne mbrojtje kemi alternativa, në mesfushë jemi më ndryshe. Përveç dy ndeshjeve të fundit, ne e kemi pasur të lehtë të shkojmë te goli.
Presion– Nuk është problem presioni. Unë mendoj se duhet presioni, pasi pa të është e vështirë t’i vendosësh çunat në fushë. Kam lojtarë me eksperiencë që i njohin këto situata. Më vjen keq për pjesën e tifozëve që nuk do i kemi.
Sulmuesit ndaj Kosovës– Baja dhe Seferi bënë një paraqitje shumë të mirë, por janë lojtarë të ndryshëm. Tani kam 4 lojtarë që kanë të njëjtin nivel. Nuk kam vendosur ende për sa i përket sulmit ndeshjen e radhës. Unë i njoh shumë mirë dhe ata e dinë se çfarë kërkoj. Duhet të bëj zgjedhjet e duhura.

Related Posts

VIDEO/ Chelsea zhgënjen në Premier League, asist i Brojës por Burnley humbet
Sport

VIDEO/ Chelsea zhgënjen në Premier League, asist i Brojës por Burnley humbet

30/12/2025
VIDEO/ Broja në rolin e “kamarierit”, dhuron asist në Premier League
Sport

VIDEO/ Broja në rolin e “kamarierit”, dhuron asist në Premier League

30/12/2025
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar
Sport

Lista me Balajn në krye, kapiteni i Vllaznisë si golashënues dhe “game winner”

30/12/2025
Jo vetëm Botërori, Kombëtarja kuqezi pret edhe 2 yje
Sport

Jo vetëm Botërori, Kombëtarja kuqezi pret edhe 2 yje

30/12/2025
Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar
Sport

Lista me Balajn në krye, kapiteni i Vllaznisë si golashënues dhe “game winner”

30/12/2025
Cagliari merr vendimin, rikthen në ekip Alen Sherrin
Sport

Cagliari merr vendimin, rikthen në ekip Alen Sherrin

30/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

30/12/2025
Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al