Në kohën kur në disa universitete nuk bëhet mësim dhe studentët janë hedhur në protesta, në Gjirokastër Universiteti “Eqerem Çabej” festoi 50 vjetorin. Gjatë ceremonisë, Rektori Bektash Mema tha se universiteti i Gjirokastrës ka tarifa më të ulëta krahasuar me universitete të tjera në vend. Sipas tij fakti që studentët s’e kanë paguar ende tarifën për provimet e mbartura, nuk i ka nxjerrë ata në protestë si studentët e universiteteve të tjera. Dhjetëvjeçarin e fundit universiteti i Gjirokastrës ka shënuar rënie të ndjeshme të regjistrimit të studentëve. Këtë vit akademik në këtë universitet dy degë studimi u mbyllën, ndërsa degët e mësuesisë nuk plotësuan as numrin minimal të studentëve./TCh