Sot janë luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Egnatia e mbylli duke barazuar 2 me 2 ndaj Bylisit, ndërsa Vllaznia përfitoi nga ndalesa e kampionëve dhe mposhti Partizanin me një gol.
Vllaznia tashmë kryeson me po aq pikë sa Egnatia, por me avantazhin e fitoreve në ndeshjet direkte. Partizani rikthehet te humbjet, ndërsa numëron katër në pesë ndeshjet e fundit. Vetëm 7 pikë e ndajnë nga zona e ftohtë, që për të kuqtë është diferencë e barabartë edhe me Dinamon e vendit të katërt.
Bylisi që ndodhet në zonën e “play out” duke u vendosur me 1 pikë më shumë se Flamurtari, pret rezultatin e Tirana-Flamurtari që luhet nesër.
Dy takime të tjera interesante janë edhe Teuta-Vora me Elbasani-Dinamo.
RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES








