Supersfida mes Dinamos dhe Egnatias mbylli siparin e javës së 16-të të Kategorisë Superiore. Pas kësaj jave duket se Elbasani dhe Egnatia kanë nisur marshimin me hap kampioni teksa kanë nisur të shkëputen me rivalët e tjerë.
Verdheblutë e Gvozdenoviç kryesojmë ne 32 pikë, 1 më shumë se kampionët në fuqi të Egnatias, ndërkohë që dinamovitët me humbjen e pësuar mbrëmjen e sotme, e kanë thelluar diferencën në –6 nga kreu. Në po të njëjtat pozita ndodhet edhe Vllaznia, pas hapit fals ndaj Bylisit në shtëpi.
Një biletë për në “Finel 4” do të kërkojnë edhe Teuta me Partizanin. Durrsakët ndodhen vetëm 2 pikë larg vendit të katërt, ndërsa të kuqtë e Kërnajës 3 pikë. Për sa i përket mbijetesës, do të kemi një rivalitet të ashpër mes Vorës, Bylisit, Flamurtarit dhe Tiranës.








