Shkon në 29 numri i viktimave pas tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë. Pak minuta më parë janë nxjerrë nga rrënojat trupat e çifit Greku. Mësohet se janë gjetur të pajetë Çelnike Greku dhe Prllumb Greku. Këta ishin prindër të Saimir Grekut, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat por humbi jetën në spitalin e Traumës.
Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.