Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi është rënduar. Sipas informacioneve mësohet se deputeti është dërguar sot pasdite me urgjencë tek Infektivi, ku do të vijojë dhe kurimin për COVID-19.
Deputeti Alimadhi me anë të një letre publike ka treguar se prej ditësh është infektuar me COVID-19 dhe është kuruar në shtëpi. Deputeti i Ballit Kombëtar i bënte thirrje qeverisë që ta ndihmonte, pasi gjendja e tij po rëndohej dhe hodhi akzua kundër Ramës. Pas njoftimit ka reaguar dhe Rama duke i uruar shërim të shpejtë deputetit dhe i tha që të mosstresohej.