• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reshjet e dendura/Kryemadhi: Kryeministri xhiro mbi një argjinaturë, e vetmja gjë e re ishin stilimet në maskën e tij

10/01/2021
Deklarata e papritur e Kryemadhit: E kam kaluar Covid. Ilir Metën e kam puthur në buzë dhe nuk e ka zënë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut në Tiranë. Duke e konsideruar situatë jashtëzakonisht të keqe atë të përmbytjeve në vend, Kryemadhi theksoi se ka një mungesë përgjegjshmërie nga ana e qeverisë.

Pjesë nga deklarata:

Është bërë shumë e vështirë të lëvizësh nëpër Tiranë edhe pse ditë e diel, prapë e vështirë sepse përmbytjet kanë krijuar një situatë jashtëzakonisht të keqe. Ne kemi qenë në kontakt me të gjithë miqte, shokët tanë në të gjithë Shqipërinë, situata ka kaluar çdo limit. Shikojmë një lloj mungese përgjegjshërie, por edhe aftësi profesionale.
Vërtetë jemi në aspektin e prezantimeve dhe organizimit të strukturave tona në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit, por ajo që po ndjejmë çdo ditë e më shumë është mungesa që kanë njerëzit në infrastrukturë. Jo veç ekonomia që është rrënuar për shkak edhe të keqqeverisjes, por edhe pandemia ka goditjen e vet. Familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shëndetësisë që është shumë e shtrënjtë për Covidin. Një i sëmurë me Covid shërbimet dhe ilaçet janë jashtëzakonisht të shtrenjta, por gjithë kësaj po i shtohet edhe situata e përmbytjeve. Ka mijëra hektarë tokë të përmbytur, por jo vetëm tokë bujqësore, por janë edhe me mijëra shtëpi të përmbytura, të cilat nuk shikojnë asnjë lloj përkrahje nga qeveria. Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë kryeministri, me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre.

Landi të falenderoj si organizator të kësaj mikëpritjeje të kafes, Aldin si çun lagjeje. Po edhe Titin e kemi të lindur në Sauk.

Ne e lamë që të diskutonim sot, pasi edhe 105 ditë na kanë ngelë nga 5 prilli. Ajo që ne duam të shikojmë, të jemi pranë njëri-tjetrit në këtë situatë të tmerrshme, ku shiu do të vazhdojë sipas specialistëve. Nëse 1 vit më parë kishim tërmetin që la mijëra familje jashtë, pastaj pandemia që mbylli biznese të tëra e la pa punë mijëra shqiptarë. Covidi që shkatërroi emocionalisht familjet tona dhe tani nga ana tjetër kemi edhe këtë situatë që shikojmë një papërgjegjshmëri të qeverisë. E thënë shkurt totalisht të paaftë. Nuk më duken vetëm të paaftë por edhe të poshtër, pasi ju mungon dashuria për të ndihmuar njerëzit. Sepse mund të jesh i paftë, por ke dëshirë për ti ndihmuar njerëzit. Por paaftësia e tyre ka kaluar tashmë çdo lloj limiti. Ajo që ne shikojmë çdo ditë e më shumë është se një nga problemet më të mëdha qe kemi është mungesa e prezencës së shtetit. Njerëzit janë prezentë në problemet e tyre, por shteti është prezent vetëm për ti përdorur, për të bërë propagandën apo dhe për ti kërcënaur ata që nuk janë dakord me ta.

Unë jam e bindur që ndryshimi do të vijë, por nuk do të vijë sepse ne duam, por do të vijë sepse duam ta ndjejnë shqiptarët, sepse njerëzit vërtetë presin një ndryshim. Nuk vjen ndryshimi vetëm se ndryshojnë partitë, por sepse të gjithë ne në radhë të parë, duke nisur nga unë e para si kryetare e LSI, por edhe Aldi që do të kandidojë për LSI, edhe Erisa që është nënkryetare e do të jetë sërish kandidate dhe jam e bindur që të dy do të jenë deputetë të qarkut të Tiranës, e duhet të jemi të përulur. Jo thjeshtë të përulur sa për të marrë votën, por për të zgjidhur problemet e njerëzve, për të ecur përpara dhe për ta zhvilluar vendin. Unë mendoj se Shqipëria meriton shumë më shumë, meriton jo thjeshtë njerëz të rinj në pamje, por në mentalitet, ndryshim që sjellin diçka që ne e kemi të nevojshme sepse kemi 30 e ca vjet tranzicion dhe akoma nuk kemi atë që është më minimalja, shëndetësinë falas që iu është premtuar, por le të mos jetë falas, por të ju gjendet qytetarëve në shtëpi. Të kemi shtetin në kohë fatkeqësish, siç ishte tërmeti, pandemia apo edhe përmbytjet që janë sot. Dhe mbi të gjitha fëmijët tanë të kenë një sistem arsimor konkurrues nesër dhe pse jo konkurrues në shkallë më të madhe jashtë vendit.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

19/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al