Kosova pret në “Fadil vokrri” Turqinë me 31 mars, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Play Off të Botërorit. Gazetari Ndrec Gjonaj në bisedën me Trevisa Tufën në një lidhje me Sport News në News 24, pranoi se Turqia është një kombëtare e fortë, por theksoi se kjo ndeshje mund të fitohet, nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe mbështesim dardanët.
“Turqia nuk është as Sllovaki, as Slloveni, por duhet respektuar. Ne qëndrojmë me këmbë në tokë, kemi përballë një kombëtare të madhe. Turqia ka vlerë 500 milionë, ndërsa Kosova 150 milionë. Kemi të bëjmë me një Turqi që mundi Rumaninë, i cila nuk u paraqit keq në ndeshje. Ne nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm të presim. Të gjithë bashkë duhet të motivojmë Kosovën”- Tha Gjonaj. Një fitore e Kosovës dërgon skuadrës e Fodas në Botëror, për herë të parë në histori.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








