• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Restorante tradicionale, pa asnjë produkt shqiptar/Altin Prenga: Mjaft, se nuk mban më ujë pilafi!

19/01/2022
Restorante tradicionale, pa asnjë produkt shqiptar/Altin Prenga: Mjaft, se nuk mban më ujë pilafi!

Altin Prenga i Mrizit të Zanave, një ndër promovuesit më të mëdhenj të prodhimeve shqiptare, shkruan në një postim në rrjetet sociale, se është urgjent e nevojshme një strategji e mirë për provovimin e produkteve vendase. Prenga shkruan në instagramin e tij, se baret e restorantet përdorin pak prodhimet shqiptare, e më shumë recetat me produktet e huaja. Për këtë ai shkruan se është e nevojshme bashkëpunimi i të gjithëve, edhe e sipërmarrjeve private, për t’i dhënë një dorë prodhuesve shqiptarë.

Keni parë ju vende malore në botë me kodra e fusha plot me mollë por asnjë bar, kafe, restorant nuk të ofron një lëng molle me krenari, një tortë me mollë, një mollë të pjekur, një sallatë me mollë etj?

Çfarë i kemi këto pastiçeri dhe restorante “tradicionale” me këta receta ku nuk përdoret lënda e parë vendit por vetëm sheqer, margarinë dhe miell si në kohët e qoftëlargut! Çfarë turizmit bëjmë duke ofruar pije industriale në vend të lëngut me fruta stine vendore? Albert Begolli me djalin e tij Canin në Vranisht të Devollit më tregoi se kanë shitur në sezon edhe 3 lek një kg mollë!

Sot mora 3000 kg mollë më çmim të padrejtë për ta nga 20 lek deri tek 45 lekë. Por 3000 kg për këta prodhues është një pikë në oqean. Mjafton një shtrydhëse në çdo bar, kafe, restorant, hotel të Korçës, Dibrës dhe çdo cepi të Shqipërisë tabela me shkrimin Mollë Korçe, Devolli, Dibre, Shegë Berati, Lezhe etj etj! Dhe në qoftë se mendoni se e kam gabim më shkruani një recetë tradicionale me mollë? Sa për informacion ëmbëlsira tiramisu është shpikur në vitet 70 dhe sot ajo gatuhet gjithkund, na duhet të ndryshojmë mentalitet urgjent, faleminderit!”, shkruan Altini i Mrizit.

Meqenëse Altini, kërkon një ëmbëlsire me molle, ja një recetë që e gatuam në Dritare. Ne si Altini këtë parim kemi në Dritare, të promovojmë produktin Shqip

Related Posts

Kryesore

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT
Kryesore

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

06/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

06/12/2025
Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi
Kryesore

Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish banorja e “Big Brother Albania” bëhet nënë për herë të parë

Ish banorja e “Big Brother Albania” bëhet nënë për herë të parë

07/12/2025
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al