Këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar lidhur me vdekjen e gjyshes së bashkëshortit të saj, Ermalit, nipi i diktatorit Enver Hoxha. Në rrjetin e saj social në Instagram, Rezarta ka shkuar kujtimet e saj për Nexhmijën duke u shprehur se ajo kishte bërë “histori”.
Rezarta përmend gjithashtu se kohët e fundit, e veja e diktatorit Hoxha ishte shprehur se dëshironte që të publikonte edhe librin e saj më të ri “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, dhe më pas ishte shprehur se mund të vdiste.
“E fortë, e kthjellët me një memorie të jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike,”-shkruan ndër të tjera këngëtarja.
REAGIMI I PLOTË:
Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”. Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin e saj sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. U prefsh ne paqe Nena Mija
Ka ndërruar jetë ditën e sotme e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija. Ajo ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në banesën e saj në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga një prej djemve të saj, Iliri. Përcjella e saj për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12, ndërsa eshtrat e saj do të vendosen pranë atyre të bashkëshortit të saj në varrezat e Sharrës.