• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rezultat që trondit, te Dinamo ka tension pas disfatës në shtëpi

21/01/2026
Dinamo nuk ka kohë, e pret ngjeshje kalendari në Superiore

Dinamo u rikthye te rezultatet negative në kampionat dhe pas një barazimi në Durrës kundër Teutës, u mund në shtëpi nga Vllaznia.

Shkodranët arritën të shënonin dy gola kundër “nëndetëses”, por rezultati mund të ishte edhe më i thellë nëse do të ishin më të saktë para portës lojtarët e Vllaznisë. Paraqitja e Dinamos ishte zhgënjyese, ku përtej humbjes, edhe loja që blutë kanë zhvilluar nuk ishte bindëse në krahasim me paraqitjet e bëra deri më tani nga skuadra e drejtuar nga Daja. Në përfundim të ndeshjes, Daja shprehu pakënaqësi për merkaton e janarit, duke theksuar se në skuadër veç mungesave të shuma që kishte për shkak të dëmtimeve, shtoi se edhe në merkato duhet ndërhyrë në disa reparte. Por, kjo deklaratë e Dajës ka sjellë edhe tension në kampin blu dhe pakënaqësi për situatën.

MERKATOJA- Prej disa javësh, Ilir Daja ka kërkuar nga stafi drejtues që të ketë ndërhyrje në merkaton e janarit. Ai shpesh herë ka qenë i bindur se skuadra është e kompletuar dhe diçka të tillë e ka pranuar hapur para mediave dhe gjithmonë ka shtuar se sulmi duhet ndryshuar. Trajneri i bluve ishte i pakënaqur me golat e shënuar nga sulmi, duke përjashtuar rastin e Bregut teksa edhe Guindo ka luajtur shpesh herë i dëmtuar. Por, mbrëmjen e së hënë gjërat ndryshuan. Pas ndeshjes, trajneri dinamovit u shpreh se në skuadër kishte shumë sulmuesa, nga të cilët gjashtë e nisën si titullarë e 3 të tjerë ishin në stolin rezervë të cilët u aktivizuan në pjesën e dytë. Veç tyre, në stol ishte edhe Usni Ismaili, mbrojtësi i afruar në verë nga skuadra e Vorës i cili gjithashtu mori minuta. Të tjerët ishin lojtarë nga akademia të cilët nuk kanë debutuar ende me fanellën ndërkohë që ishin edhe dy portierë, Kiri dhe Sali të cilët nuk u nevojitën në këtë takim. Por, situata në kampin blu është e çuditshme edhe me largimet e bëra deri më tani.

Gasama u shit në kampionatin turk për 200 mijë euro ndërkohë që me parametra zero u largua mesfushori Fjoart Jonuzi i cili në këtë moment, do të ishte shumë i vlefshëm për skuadrën e Dinamos. Aktualisht, te Dinamo po punojnë me merkaton dhe po tentojnë të afrojnë lojtarë të tjerë por edhe në këtë situatë ka sërish probleme. Drejtuesit i kanë paraqitur Dajës profile të ndryshme lojtarësh dhe bëhet fjalë për lojtarë që mund të afrohen në këtë merkato pasi është e vështirë të gjenden të tjerë, por trajneri ka refuzuar të gjitha opsionet. Gjërat po bëhen çdo ditë e më të vështira duke parë edhe faktin se kemi hyrë në javën e fundit të merkatos dhe se pas 10 ditësh, skuadrat nuk do të kenë më mundësi që të bëjnë ndërhyrje në skuadra duke qenë se merkatoja mbyllet.

SKUADRA AKTUALE- Dinamo ka për momentin 23 lojtarë pa përfshirë të akademisë, nga të cilët dy janë portierë dhe 5 të tjerë janë të dëmtuar. Në kushte të tilla, Dinamo ka në dispozicion 17 lojtarë të cilët duhet të luftojnë për fanella titullari edhe pse 9 prej tyre kanë si pozicion natyral sulmin por që janë shpërndarë në fushë. Nga ana tjetër, Dita i cili është mesfushor luan si mbrojtës hde të njëjtën gjë ka bërë deri më tani edhe Nani kur nuk ka pasur alternativa, duke zënë vendin e Maliqit në të djathtë të mbrojtjes. Daja pak ditë më parë në intervistë i kërkoi Pinarit që të mbante premtimet e merkatos dhe humbja ndaj Vllaznisë, i ka lënë të pakënaqur të dyja palët, drejtuesit me paraqitjen e bluve dhe trajnerin me merkaton e drejtuesve, edhe pse vetë Daja ka refuzuar shumë lojtarë.

Related Posts

“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit
Sport

“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit

21/01/2026
Inagurohet fusha e shkollës “Benardina Qerraxhia” në Durrës/ Presidenti Duka: Ky projekt i shërben të ardhmes së fëmijëve në futboll
Sport

Inagurohet fusha e shkollës “Benardina Qerraxhia” në Durrës/ Presidenti Duka: Ky projekt i shërben të ardhmes së fëmijëve në futboll

21/01/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi
Sport

Kryeqyteti është kthyer në tabu, asnjë fitore për Tiranën që rrezikon të humbasë dinjitetin

21/01/2026
Qeveria mbështet skiatoren Lara Colturi, akordon 10 milionë lekë për Federatën e Skive për Lojërat Olimpike Dimërore
Sport

SKI/ Blof kuqezi, Lara Kolturi dobët në sllallom gjigant

21/01/2026
Spektakël me gola në “Abissnet Superiore” / 5 javët më produktive të sezonit 2025–2026
Sport

Spektakël me gola në “Abissnet Superiore” / 5 javët më produktive të sezonit 2025–2026

21/01/2026
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror
Sport

Kthimi i një ish-i, goditja e madhe që ëndërrojnë në Shkodër

21/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

G Bani ironizon eliminimin e Erikut nga Big Brother VIP Albania: “VIP my ass!”

21/01/2026
“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit

“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit

21/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al