Mëngjesin e sotëm mbërritën në Tiranë 19 persona të riatdhesuar nga kampi i ‘Al Hol’ në Siri. Keto jane pamjet e momentit kur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka takuar 5 gratë dhe 14 fëmijët në aeroportin e Libanit para se të niseshin drejt Tiranës. “Zotimi ynë është të vijojmë operacionet e riatdhesimit për të gjithë shqiptarët e tjerë të mbetur në kampet e ferrit. Finalizimi i operacionit të tretë është një tjetër sukses i qeverisë shqiptare dhe partnerëve tanë në këtë angazhim të përbashkët”, shkruan ministri Çuçi.