Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se prej ditës së sotme në çdo qendër shëndetësore do të rifilloj programi i Kontrollit Mjekësor Bazë.
“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor #falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid.
#KontrolliMjekësorBazë #SiJe 🍏
#RuajShëndetin”, shkruan Ministrja e Shëndetësisë.









