Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të spitalit rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër ka dështuar. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë do të rihapë konkursin.
Asnjë prej kandidatëve, nuk kishte marrë numrin e mjaftueshëm të pikëve për t’u përzgjedhur në këtë post me ç’duket s’ka bindur komisionin e vlerësimit. Tre ishin kandidatët për spitalin e Gjirokastrës; Fadil Bojo, Miri Mahilaj dhe Alfred Bita.
Në fazën e dytë të konkursit të parë, u përfol për Alfred Bitën si fitues, por me sa duket kjo nuk ka rezultuar e vërtetë. Mbetet për t’u parë se kush do të jenë kandidatët e tjerë tani që konkursi u rihap sërish. E njëjta situatë është edhe për spitalin e Korçës dhe Vlorës, ku konkursi do të zhvillohet sërish.
©ArgjiroLajm.net








