Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa është shprehur se Mbappe do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit të Champions ndaj Manchester Cityt.
“Mbappe po përmirësohet çdo ditë. Rikuperimi i tij po shkon sipas planit. Ne kemi bërë një plan të qartë. Gjithçka varet nga përparimi i tij, por mendoj se po ecën shumë mirë. Ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Elche, por pres që të udhëtojë drejt Manchesterit.
Dua që ai të jetë në gjendje të udhëtojë në Manchester. Do të shohim nesër dhe të dielën, kur do të marrim vendimin përfundimtar.
Shpresojmë që ai të jetë atje dhe gjithashtu në ndeshjen kundër Atletico Madridit më 22 mars. Sa i përket Francës, do të shohim në momentin e duhur nëse duhet të pushojë gjatë pauzës së kombëtareve.”








