Rinovimi i kontratës së Mike Maignan mbetet një çështje e rëndësishme në shtëpinë e Milanit. Për vazhdimin e bashkëpunimit me portierin ka treguar këndvështrimin e tij drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare.
“Rinovim prej 8 milionë eurosh- Nuk kemi folur kurrë për shifra; nuk i kam dëgjuar kurrë ato shifra. Të flasësh për Mike është e lehtë: ai është një djalë i jashtëzakonshëm, një lider, një lojtar ekipi. Jemi të lumtur.
Atij i pëlqen të jetë te Milani dhe Milani është i lumtur nëse Mike rinovon. Po flasim, po shohim përpara, por sot është një ndeshje e rëndësishme dhe shpresojmë të fitojmë. Pastaj do të kemi një shans të flasim edhe për këtë.”






