• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rinovon Vangjel Zguro, Luftëtari pret tre të huaj

16/08/2017
Rinovon Vangjel Zguro, Luftëtari pret tre të huaj

Një uruguaian dhe një argjentinas priten që sot në Gjirokastër, ndërsa nesër pritet një portorikan. Me ekipin janë bashkuar dje edhe 8 të rinj, që do të testohen

Gëzim Beqiri

Të tjerë futbollistë kanë qenë në provë dje në ekipin e Luftëtarit. Bashkë me gjashtë të parët, janë 13 futbollistë të ardhur nga ekipet e tjera për t’u provuar dhe për të fituar besimin e dyshes së trajnerëve nga Uruguai. Po dje stafit teknik i është shtuar edhe përgatitësi i portierëve, Madrid Muxhai, me origjinë nga Gjirokastra, por që ka luajtur dhe ka drejtuar ekipin e Tomorit të Beratit. Dje Muxhai ka zhvilluar ditën e parë të stërvitjes me katër portierët, veçmas grupit të futbollistëve. Në fillim janë përgatitur futbollistët, që mund të konsiderohen pjesë e listës së federimit dhe më vonë futbollistët e ardhur dhe ata që kaluan testin e parë. Eshtë zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli. Nga të ardhurit e djeshëm bie në sy fakti se të gjithë janë të moshës nën 21 vjeç, tre prej tyre nga ekipi i të rinjve të Partizanit. Gaba, Mersini, Biraçi dhe Kazma e kaluan testin e parë dhe tashti bashkë me të ardhurit e dy ditëve më parë, Dosti, Kasa, Toçi, Janku, Bregasi, Çakalli, si dhe 8 futbollistët që u paraqitën dje, janë nën vëzhgimin e stafit teknik, që nuk është mjaftuar vetëm me stërvitjen e djeshme.

ZGURO – Po dje ka rinovuar kontratën mbrojtësi pogradecar Vangjel Zguro, i cili u largua përkohësisht pranë familjes së tij në SHBA, por dëshira për të vazhduar karrierën në Shqipëri e ktheu pranë Luftëtarit, edhe pse kishte më parë një kërkesë nga Kamza. Zguro erdhi në Gjirokastër në merkaton e janarit dhe ishte titullar në krahun e majtë të mbrojtjes. Me ardhjen e tij, ky pozicion është i zgjidhur dhe tashmë stafi teknik ka edhe një titullar më shumë n ga formacioni i sezonit të fundit.

TË HUAJT – Sipas njoftimit më të fundit, pritet të mbërrijnë në Gjirokastër një futbollist nga Uruguai, 31-vjeçari Nunies, si dhe një argjentinas. Të mërkurën pritet një portorikan, ndërkohë që deri në fundjavë do të plotësohet numri i futbollistëve të huaj, që do t’i bashkohen Luftëtarit.

Related Posts

“Tym i bardhë”, Ancelotti-Brazil akord total, ESPN zbulon detajet e rinovimit
Sport

“Tym i bardhë”, Ancelotti-Brazil akord total, ESPN zbulon detajet e rinovimit

08/04/2026
FOTO/ “Të gjithë thonë Conte”, në Itali të bindur, është ai i përzgjedhuri

7 pikë në 7 javë, De Laurentiis beson: Napoli për titull
Sport

7 pikë në 7 javë, De Laurentiis beson: Napoli për titull

08/04/2026
7 pikë në 7 javë, De Laurentiis beson: Napoli për titull
Sport

7 pikë në 7 javë, De Laurentiis beson: Napoli për titull

08/04/2026
Një Arsenal cinik, ndaj Sporting mjafton Havertz, Arteta: Ishte e vështirë, Raya fenomenal
Sport

Një Arsenal cinik, ndaj Sporting mjafton Havertz, Arteta: Ishte e vështirë, Raya fenomenal

08/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tym i bardhë”, Ancelotti-Brazil akord total, ESPN zbulon detajet e rinovimit

“Tym i bardhë”, Ancelotti-Brazil akord total, ESPN zbulon detajet e rinovimit

08/04/2026
Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së saj të parë

Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së saj të parë

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al