Në një intervistë të bërë para disa kohësh, Rita Ora ngeli e befasuar.
Në një video të postuar në YouTube gazetari i thotë Rita Orës që edhe ai është shqiptar. Ajo duket mosbesuese dhe e nxit moderatorin me origjinë nga Korça që t’i tregojë shqiponjën dykrenare të bërë tatuazh në kraharor, shkruan telegraf.“Prandaj besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare”, i thotë ai me shaka. “Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombasit është 10 herë më mirë se me një të huaj”, ja kthen Rita.