• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ritmi i islandezëve, frika e vetme e kampionëve të Shqipërisë në Champions

24/06/2025
Ritmi i islandezëve, frika e vetme e kampionëve të Shqipërisë në Champions

Sfida e parë me Breidablik nuk do të jetë vetëm teknike e taktike, por edhe një garë me kohën dhe ritmin. Me një kundërshtar që ka javë të tëra në këmbë, Egnatia duhet të kompensojë përmes intensitetit, organizimit dhe grintës, vlera që Tetova po përpiqet t’ua injektojë lojtarëve që tani. Trajneri i Egnatias ka vendosur të rrisë intensitetin në fazën përgatitore të skuadrës, me synimin e qartë për të qenë në të njëjtin nivel fizik me kundërshtarin islandez Breidablik.

Ndeshja e parë në turin kualifikues të Ligës së Kampioneve po afron dhe stafi teknik nuk dëshiron të lërë asgjë në dorë të rastësisë. Skuadra ndodhet aktualisht në Bullgari, ku është ngritur baza përgatitore e fazës verore. Që nga dita e parë, trajneri Tetova ka kërkuar nga lojtarët përkushtim maksimal dhe ka shtuar ngarkesat stërvitore. Objektivi është i qartë: Egnatia duhet të jetë në maksimumin fizik në momentin që të përballet me Breidablik, një ekip që ka nisur kampionatin dhe është në formë garuese.

FRIKË NGA RITMI – Ndryshe nga Egnatia që sapo ka nisur përgatitjet, Breidablik është në mesin e sezonit në kampionatin islandez dhe vjen me ritëm loje shumë më të lartë. Kjo diferencë fizike ka qenë një shqetësim për stafin teknik shqiptar, i cili po përpiqet ta kompensojë me një përgatitje të përshpejtuar dhe me miqësore cilësore gjatë qëndrimit në Bullgari. Ky fakt shihet si një minus në letër, por që në Rrogozhinë shpresojnë që të mos ketë ndikim në lojë dhe kjo periudhë përgatitoreje t’i shërbejë ekipit për të kapur maksimumin e mundshëm të formës.

Aktualisht, Breidablik ndodhet në vendin e dytë në kampionatin islandez, katër pikë më pak se rivalët e Vikingurit. Duke qenë se ndeshja e parë zyrtare vjen shumë shpejt, Tetova e di se koha është e kufizuar. Ai kërkon përgjigje të menjëhershme në fushë dhe një angazhim të plotë nga të gjithë lojtarët, si nga titullarët, ashtu edhe nga afrimet e reja. Çdo ditë përgatitore është vendimtare për të ndërtuar ritmin e duhur dhe për të krijuar automatizmat që do t’i duhen ekipit në Europë.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Fitore për kreun/ Interi feston  në Bergamo, gabon Gjimshiti
Sport

Fitore për kreun/ Interi feston në Bergamo, gabon Gjimshiti

28/12/2025
Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin
Sport

Dinamo, Daja pas suksesit në Superkupë: E merituam, tani synojmë titullin

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al