Një i ri nga Gjirokastra është ndaluar nga policia e Durrësit, pasi iu gjetën në makinë mbetje bimore të dyshuara si kanabis.
Policia thotë se ndalimi i tij është bërë nga seksioni i narkotikëve teksa i riu udhëtonte në autostradën Tiranë-Durrës.
“Më datë 03.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.G, vjeç 29, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, pranë një kolegji në autostradën Durrës-Tiranë, gjatë kontrollit në mjetin tip ”Golf”, janë gjetur disa mbetje bimore të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal”, njofton policia.
/ArgjiroLajm.net/