Ky prime i Big Brother VIP nisi me debate të ashpra, ku protagonistë kryesorë u bënë Rogerti dhe Selin, pas deklaratave seksuale që ai bëri ndaj Selin dhe motrës së Mateos.
Situata u përshkallëzua kur Monika reagoi me vendosmëri, duke u drejtuar ndaj Rogertit: “Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.” Ky reagim i fortë dhe i drejtpërdrejtë e bëri Rogertin të reflektonte dhe më pas të largohej nga dera e kuqe, duke ndërprerë rrugëtimin e tij në shtëpi.
Rogerti: Hapeni derën. (Largohet.)
Monika: Hapur e ke…
Debati i ndezur dhe largimi i Rogertit krijuan një tension të madh në shtëpi, ndërsa banorët e tjerë mbetën të shokuar nga situata. Publiku reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke komentuar mbi sjelljet e tij dhe duke vlerësuar qëndrimin e Monikës.
Ky episod u shndërrua në një moment kulminant të sezonit, dhe duhet ta themi që shumë individë po festojnë për daljen e tij… Nëse do të shfaqet apo jo në studio, kjo mbetet për t’u parë në vijim.









