• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko: Ata që mendojnë se Berisha do mundi Ramën, do zhgënjehen të parët

05/04/2023
Roland Bejko: Faktori që na ka ndarë është Berisha, s’ka bashkim pa largimin e tij

Kandidati për kryebashkiak të Tiranës, në radhët e PD-së së Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, thotë se nuk kishte kohë shumë që të mendohej për pranimin e kandidaturës, dhe se personalisht ka propozuar pedagogen Jonila Godole, por se në fund ishte shumica e Kryesisë ajo që e mbështeti.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tregoi se mori mbështetjen e Kryesisë për shkak të qëndrimeve të tij të prera, për tu ndarë qartësisht nga Berishizmi dhe të ndërtojmë një vizion të ri

Jam sekretar i pushtetit vendor të PD, kam marrë pjesë në hartimin e programit të PD për pushtetin vendor në 2021, dhe të integrimit europian në vitet 2010-2011-2012.

Kam qenë prefekt në Berat dhe ekspert për zhvillimin e reformës territoriale, madje kemi një studim të veçantë për Bashkinë e Tiranës. Unë jam aty për të rritur flakën e opozitarizmit brenda PD në planin politik.

Se një pjesë e mirë e PD është futur në një rrugë pa krye, e udhëhequr nga zoti Berisha, për të marrë drejtimin e PD. Berisha i shpallur non grata, se nuk kam asgjë personale me zotin Berisha.

Rreth 45% e refuzojnë berishizmin dhe ndaj jemi këtu, vendosim të dalim me një ofertë që ne t’i bindim që do jemi e ardhmja.

Një parti joberishiste, do të thotë jo një parti kryetari, klanore, por një Parti Demokratike me pushtete të ndara. Besoj në vlerat e partnerëve tanë SHBA, BE, Britani e Madhe.

Kjo që po bën Berisha sot, është si ti biesh murit me kokë. Me PD-në zyrtare më ka bashkuar dëshira që të bëjmë diçka të mirë.

Si mund të jemi ne në një parti që thërriste Shqipëria si Europa, ndërkohë që kemi një lider të izoluar nga Europa.

Është ngritur një valë e madhe dhe nuk flet dot për Amerikën, janë mëkuar me një urrejtje, se një pjesë e madhe e besojnë se Berishës i kanë rënë në qafë.

Madje e besojnë dhe ata që kanë qenë ministra dhe dinë se çfarë është gjeopolitika. Kanë të njëjtin hall, se kanë hyrë në politikë të varfër dhe kanë dalë shumë të pasur. Janë pasqyra e njeri tjetrit.

Ata që mendojnë se Berisha e mund Ramën, do zhgënjehen të parët. Unë e besoj atë që thotë SHBA për Berishën, se kemi Gërdecin, 21 Janarin ku u vranë katër persona në bulevard.

Mandati i dytë ka qenë i dobët se u lidh me LSI. Drejtësia ka qenë politike, hajde njëri kap njërën gjë, hajde tjetri kap tjetrën.

Kanë dashur që të gjitha pushtetet t’i mbajnë për vete. Berisha, Rama, Ilir Meta e kanë minuar demokracinë, e kanë penguar integrimin europian, se i kanë marrë të gjitha pushtetet për vete. Rama më shumë sot se sa Berisha dje.

Related Posts

I ftohti mbërthen Shqipërinë, ja çfarë ndodh në fundjavë
Kryesore

Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend

09/01/2026
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali
Kryesore

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali

09/01/2026
Flor Binaj: O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi! Do iki të marrë fëmijët nga kopshti
Kryesore

Flor Binaj: O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi! Do iki të marrë fëmijët nga kopshti

09/01/2026
Arben Ahmetaj: Është planifikuar eleminim im fizik nga një grup kriminal
Kryesore

Arben Ahmetaj: Është planifikuar eleminim im fizik nga një grup kriminal

09/01/2026
11 urdhër arreste të SPAK, goditet grupi kriminal (Emrat)
Kryesore

Altin Dumani fillon një punë të dytë

09/01/2026
Pamje të frikshme, shihni si është çarë rruga Përmet–Çarçovë (FOTO)
Kryesore

Pamje të frikshme, shihni si është çarë rruga Përmet–Çarçovë (FOTO)

08/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Leonora Jakupi reagim të ashpër ndaj Albës: ‘Pse po e shet moralisten?’

Leonora Jakupi reagim të ashpër ndaj Albës: ‘Pse po e shet moralisten?’

09/01/2026

Ky banor do të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK”

09/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al