• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko: Familja Berisha dhe pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën

29/03/2023
Vizita në Fier dhe Gjirokastër/ Bejko sfidon Berishën: Trego që nuk ishe i infektuar me Covid

Kandidati i PD së përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka dalë me një reagim publik dhe sulmon ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai ndan një lajm të medias së familjes Berisha dhe thotë se ata janë shqetësuar nga vendimi i tij për të kandiduar në 14 Maj.

“Akuza më e rëndë që kanë gjetur për mua deri tani është se kam një veprimtari publike si opinionist tek një televizion i pavarur në vend, deri ditën që mu besua kandidimi për Tiranën. Akuza është se gazetari që më ka ftuar quhet Sokol Balla”, shkruan Bejko.

Reagim publik nga Roland Bejko

Shikoj se familja Berisha dhe pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën. Kjo më jep kënaqësinë për vendimin e drejt që kam marrë për të kandiduar në emër të Partisë Demokratike që Berisha po kërkon ta zhdukë në skutat e Ilir Metës.

Akuza më e rëndë që kanë gjetur për mua deri tani është se kam një veprimtari publike si opinionist tek një televizion i pavarur në vend, deri ditën që mu besua kandidimi për Tiranën. Akuza është se gazetari që më ka ftuar quhet Sokol Balla.

Përfytyro kolegët e mi të nderuar të majtë a të djathtë në bindje e qëndrime, që dalin tek televizioni i familjes Berisha, se çfarë mund të akuzohen, duke u përdorur i njëjti kriter, nëse identifikohen me akuzat dhe krimet që kanë mbi shpinë pronarët e godinës dhe pronarët e atij televizioni.

Post Scriptum:

Në të gjitha daljet e mia publike prej gati dy vjetësh, në çdo televizion: Top Neës, ABC Neës, A1 Raport, Fax neës, Euro neës, MCN, A2CNN, etj, në çdo intervistë, analizë a debat, qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë qartësisht të qarta kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj, pasi në bindjen time, Shqipëria do të ndryshojë rrënjësisht ditën që historia do ti flakë në koshin e vet këta oligarkë të politikës dhe ekonomisë shqiptare që ditën bëjnë sikur zihen, natën ndajnë paratë e tenderave publikë, inceneratorëve, lejeve të ndërtimit, pronave publike, etj, sepse të gjitha rrugët e parasë së tyre, po t’i ndjekësh, përfundojnë aty, tek katër a pesë përdoruesit mëdhenj të parave të tyre që ndërtojnë së bashku blloqet e gradaçelave e pallateve kudo nëpër Tiranë e bregdet.

Unë jam kandidat për Bashkinë e qytetit ku jetoj, sepse nuk jam shpallur “non grata” i akuzuar për korrupsion të qënësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.

Unë jetoj me punën time.

Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare maramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

Pse Cynthia Erivo nuk ndahet kurrë nga filxhani i saj i çajit?

29/12/2025
Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

Kupa e Kombeve të Afrikës/ Barazim pa gola, Egjipti kualifikohet tutje

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al