• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko: PD rrezikon të ndahet në dysh, Basha ka vetëm dy rrugë, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen

07/09/2021
Roland Bejko: PD rrezikon të ndahet në dysh, Basha ka vetëm dy rrugë, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen

Lulzim Basha ka vetëm 2 rrugë në situatën ku ndodhet aktualisht pas presionit amerikan për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen. Qëndrimi i prerë është i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor. Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh.

“Kambanat në radhë të parë bien për Partinë Demokratike. Gjithçka që mund të ndodhë pasojat do të bien mbi PD-në. Ka shumë rrezik që nëse Berisha përjashtohet nga PD dhe ai reziston partia mund të ndahet në dysh. Nëse ndodh që Berisha të qëndrojë ambasada e SHBA mund të mos bëjë asgjë por Ramës i intereson që Berisha të jetë në Kuvend dhe ai ta përdorë politikisht. Varianti tjetër është që SHBA ta përshkallëzojë qëndrimin ndaj PD-së. Për shëmbull të ndodhë ajo që ndodhi kur u votua reforma në drejtësi duke i marrë një nga një deputetët e PD-së. Basha jo vetëm që nuk mund t’i shmanget kësaj përballje por ka vetëm 2 rrugë. Ai ose duhet t’i kërkojë institucioneve të partisë përjashtimin e Berishës ose të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Dorëheqja i shërben vetëm z. Basha. Ajo që humbet është Partia Demokratike. Në rast se Berisha qëndron kundër presionit të thelluar të qeverisë amerikane PD do të jetë e izoluar dhe do të ketë damkën si e para parti shqiptare që lëviz në politikë si anti amerikane. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga PD dhe ta mbronte vetë dinjitetin e tij”, tha Bejko në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.

Sipas tij skenarët që janë në PD do të krijonte kosto për të dhe demokracinë shqiptare.

“Unë dua që Partia Demokratike të mos ndahet në 2 pjesë, të mos izolohet nga faktori ndëkrombëtar në Shqipëri”, tha ai.

Sa i përket emrave të qeverisë së re, Roland Bejko thotë se Rama nuk u kujdes për fatet e shqiptarëve kur foli për kabinetin e ri.

“Nuk ka nevojë që të marrësh emër për emër të gjithë ministrat. Të gjithë janë ‘Yesman’, ulin dorën dhe ngrenë dorën. I mungon një background profesional dhe politik. Në kohën e PD ka pasur personalitete që kishin çfarë thoshin. Me këtë kabinet Rama nuk u kujdes për fatet e qytetarëve shqiptarë, nuk u tha asnjë fjalë se çdo të bëhet me ekonominë apo me problemet e tjera. Ai nuk foli asgjë për qeverisjen por vetëm për mandatin e katërt. Ai pranoi faktin se PS është një makinë elektorale që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve”, tha Bejko./ Report Tv

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al