• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko: Prisja të isha drejtues i PD në Gjirokastër. Pyesni Bashën pse nuk u zbatua vendimi i komisionit për skualifikimin e Tritan Shehut

19/02/2021
Roland Bejko: Prisja të isha drejtues i PD në Gjirokastër. Pyesni Bashën pse nuk u zbatua vendimi i komisionit për skualifikimin e Tritan Shehut

Ish-drejtuesi i PD-së Gjirokastër dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko është shprehur se priste që të përzgjidhej ai nga Basha si drejtues politik i PD-së në Qarkun e Gjirokastrës.

I ftuar këtë të enjte në emisionin PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Bejko u shpreh se priste që të ishte vetë në krye të listës së Gjirokastrës, për shkak të propozimeve të shumta nga baza dhe të një sondazhi. Ai shtoi më tëj se kishta hartuar dhe në program që synonte që PD të merrte dy deputetë në Gjirokastër në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit dhe most ë shpresohej të merrej nga LSI-ja.

Bejko: Kam pritur që të isha i pari në listë, për shkak edhe të propozimeve të shumta që erdhën edhe nga Qarku i Gjirokastrës dhe të një sondazhi që u bë dhe mendova se do isha unë. Por, gjithsesi politika kështu e ka dhe ata që morën vendimin e kanë gjykuar në formë të tillë që të ishte zoti Shehu aty. Do doja që të isha vetë sepse kisha paraqitur një plan, një program aty që synonim që i dyti të merrej nga PD dhe mos të shpresohej të merrej nga LSI-ja.

Ndërkohqë që tani jemi në të tjera pozita sepse kështu është dhe konfigurimi lokal aty. Unë dua të mbështetem më shumë te parimi sesa te individi. Unë kam luftuar fort për një sistem tjetër të përzgjedhjes së kandidatëve, kam luftuar për sistemin e primareve ku do të ishin votuesit ata që do të zgjidhnin kandidatët e vetë dhe kjo do të ishte më demokratike dhe më e lehtësuar.

Lela: Nuk ishte thjesht ardhja e Tritan Shehut, por ishte ardhja e një personi të skualifikuar nga Komisioni të ngritur po nga Basha.

Bejko: Kjo është një pyetje që duhet t’i drejtohet zotit Basha, sepse unë nuk di as mekanizmin dhe as arsyen pse ndodhi kjo gjë. Nuk di arsyen pse nuk u zbatua vendimi i komisionit, por doli jashtë vendimit të komisionit. Ajo që dua të them unë është kjo që ndoshta kanë gjykuar që ky zotëria apo zotërnj të tjerë, të cilët mund të rifuten për shkak të një vendimi të komisionit do të jenë ata që do të sjellin më shumë vota dhe elementi pragmatist mund të ketë dominuar mbi rregullin.

Lela: Ishte zoti Shehu më i votuari, apo ishit ju?

Bejko: Isha unë, por s’isha vetëm unë. Ideja është këtu që PD ka një statut që thotë që kryesia e PD, kryetari, Këshilli Kombëtar janë ato që definojnë kandidaturat dhe kjo është statuore dhe unë mendoj se statutit prevulon mbi udhëzimet.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al