• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko tërhiqet nga drejtimi i PD Gjirokastër

23/11/2018
Roland Bejko fton demokratët: Merrni pjesë masivisht në votim, t’i japim frymë një opozite të fuqishme

Nga Roland Bejko

Njoftim për të gjithë miqtë e mi!

Për të gjithë ju që jeni të interesuar për zgjedhjet brenda PD Gjirokastër, më duhet t’ju njoftoj se për arsye personale sot vendosa që të tërhiqem nga kandidimi për një mandat tjetër për Kryetar të PD Gjirokastër.

Me këtë rast doja t’ju shprehja mirënjohjen e thellë të gjithë atyre demokratëve që kanë besuar tek unë dhe më kanë dhënë mbështetjen e tyre të sinqertë përgjatë katër viteve të vështira të opozicionit tonë në Gjirokastër. Gjithashtu falenderoj anëtarët e 70 seksioneve të Degës sonë për vlerësimin dhe besimin e treguar duke më propozuar për të qenë sërish drejtuesi i PD Gjirokastër.

Natyrisht, marrja e këtij vendimi nuk ka qenë e lehtë për mua. Por ju mendoj se ishte vendimi i duhur dhe më i miri për të gjithë. Ju siguroj se do vazhdoj të jem i angazhuar politikisht pranë Partisë Demokratike.

E vërteta është që njeriu kur do të merret me politikë investon shumë për veten në planin profesional dhe intelektual. Por, kaq do të ishte e pamjaftueshme për të mbëritur në destinacionin final nëse nuk do kishte me vete edhe investimin dhe besimin e të tjerëve. Kjo mua nuk më ka munguar nga ana juaj,prandaj ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë.

Jam i bindur se PD Gjirokastër ka gjëtë potencialet e mjaftueshme njerëzore, politike dhe intelektuale të afta për ta drejtuar dhe për ta çuar të bashkuar atë drejt fitores në zgjedhjet e afërta lokale. Një falenderim të veçantë kam për Kryetarin e PDSH z.Lulzim Basha për besimin që më ka dhënë gjatë këtyre viteve, ish kryetarin e PDSh z. Sali Berisha dhe deputetin Tritan Shehu për mbështetjen, bashkëpunëtorët e mi të afërt për punën e bërë me përkushtim, si dhe gjithë miqtë dhe dashamirësit e mi kudo që janë.

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, falenderoj edhe familjen time, dy djemtë e mi të mbrekullueshëm, tashmë burra, Marsin dhe Kevin për inkurajimin e vazhdueshm që më kanë bërë, duke besuar njëherësh në mirëkuptimin e tyre se koha që i kam kushtuar partisë ka limituar kohën e qëndrimit me ta.

I uroj suksese kryetarit të ri të Degës kushdoqoftë ai që do dali nga Konferenca e së dielës duke e siguruar në mbështetjen time pasi jemi të vetëdijshëm se Shqipëria po jeton vitet e saj më të vështira nën klikën e organizatës kriminale të Edi Ramës që e ka marrë peng dhe po e vjedh, ndaj dhe me të drejtë shqiptarët presin shumë prej PD-së. Ju uroj gjithashtu suksese gjithë kryetarëve të degëve që do zgjidhen dhe atyre në detyrë sepse janë heronj të vërtetë në kushtet e një opozite të vështirë. Ishte kënaqësi e veçantë që ju njoha dhe jeni vlera për PD. Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, demokratët dhe gjithë shqiptarët e ndershëm kudo që janë!

Related Posts

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026
Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari
Kryesore

Zetori i tij u përmbys, plagoset rëndë 64-vjeçari

13/01/2026
“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

“Ka nevojë për frymëmarrje…”, si e shpëtuan zjarrfikësit gruan e moshuar në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Digjet apartamenti, asfiksohet e moshuara në Gjirokastër (VIDEO)

12/01/2026
Kryesore

Kris arma në Athinë, plagoset shqiptari pronar i një restoranti dhe djali i tij

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

14/01/2026
Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

13/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al